Flash

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici

Lapsi.al 13 April 2025
Zbardhet dëshmia e Jozit në polici

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas dhunës së ushtruar ndaj Gjestit (Besard Kelmendit) në ‘Big Brother Vip Albania 4’.

Në deklaratën e tij para uniformave blu, Jozi ka thënë se aktin e ka kryer nga gjaknxehtësia, teksa sipas tij, Gjesti e ka provokuar gjatë gjithë lojës.

‘Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!’, mësohet se ka deklaruar Jozi.

Pas dëshmisë, Jozefin Marku u la sërish i lirë nga Policia, dhe u procedua penalisht.

Akti i dhunës ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit të ‘BBVA’ në Top Channel, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin, pasi u eliminua nga gara, duke e rrëzuar në tokë. Kjo nuk është hera e parë që në një televizionin Top Channel regjistrohen akte dhune.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI