Flash

Aksident i rëndë te Unaza e Madhe në Tiranë, humb jetën një person

Lapsi.al 14 April 2025
Aksident i rëndë te Unaza e Madhe në Tiranë, humb jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme te mbikalimi i Paskuqanit, përgjatë segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga përplasja ka humbur jetën një 66-vjeçare. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, një 35 vjeçar, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një 72 vjeçare dhe një 66 vjeçare, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën 66-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasja tjetër, e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të metejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", informoi policia.

Të këshilluara

Rama: Duam të mbyllin negociatat brenda 2027

Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e c...

09:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI