Flash

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Jamarbër Malltezin

Lapsi.al 14 April 2025
Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e sigurisë

Apeli i Gjykatë së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së njëherësh dhëndrin e kryedemokratit, Jamarbër Malltezin, i akuzuar për dosjen “Partizani”. Malltezi ndodhet në "arrest shtëpi", pasi togat e zeza zëvendësuan masën e caktuar ndaj tij nga “arrest me burg” në atë shtëpiak.

Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” pasi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen "Partizani". Ai u la në këtë masë sigurie me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu. Të implikuar në dosje sipas organit të akuzës janë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Për akuzat e SPAK, Malltezi ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme e ka nisur çështjen bazuar në një kallzim që, sipas tij, rezultoi i rremë nga Taulant Balla. Ai thotë se Prokuroria e Posaçme hetoi për 30 vjet Berishen deri tek mbesat që nuk i kishin lindur ende dhe në përfundim të katër viteve hetime dolën në përfundim se Berisha nuk ka shkelur asnjë ligj, dhe kurrë nuk i ka paguar askush asgjë. Më tej thotë se SPAK fillimisht pretendoi se toka ishte shtetërore por ka rezultuar gënjeshtër. Sipas tij, më pas pretendoi se Berisha kishte ndryshuar destinacionin e tokës por gjithashtu thotë se doli gënjeshtër pasi destinacionin e kishte ndërruar Edi Rama si kryetar i bashkisë edhe në 2004 (17,000 m2), edhe në 2006 (7,000 m2).

Të këshilluara

Dumani: Nën hetim u vendosën 33 ish-zyrtarë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se gjatë vitit 2024, janë vënë nën hetim 33 ish-zyrtarë. Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2...

11:33

Rama: Duam të mbyllin negociatat brenda 2027

Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e c...

09:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI