Flash

Blerja e votave në Lushnje, Balluku nxjerr një kandidate të akuzojë PD-në

Lapsi.al 14 April 2025
Blerja e votave në Lushnje, Balluku nxjerr një kandidate të

Belinda Balluku ka reaguar lidhur me arrestimin e një personi që kërkonte të blinte vota nën logon e PD.  Nuk ka dalë vetë, por ka nxjerrë një kandidate në listën e hapur të PS. Sipas kandidates per deputete nga qarku Fier Kiduina Zaka, drejtues të PD Fier po përpiqen të heqin nga vetja përgjegjësinë dhe me këto veprime po përpiqen të justifikojnë humbjen në zgjedhjet e 11 majit. Më tej, vijoi duke thënë se fushata nuk është arenë shpikjesh dhe intrigash.

"Fushatë e re, avaz i vjetër! Po të njëjtat skema, po e njëjta situatë me Partinë e Kënetës.

Vjedhin, vrasin, shpifin e mallkojnë dhe më pas thonë – jooooooooo nuk i kemi bërë ne, por ata. Akuzojnë burra e gra, pleq e fëmijë për bëmat e tyre, por i ka dal boja prej 12 vitesh tashmë.

Po përgatisin skenarin për humbjen historike të Partisë së Kënetës me këto deklarata e veprime të dëshpëruara, ndaj ju mos ia kurseni më 11 Maj shuplakën finale!

“Të kapur në krim elektoral drejtues të PD Fier përpiqen të heqin përgjegjësinë nga vetja, por shqiptarët e dijnë se kush janë ata që për të arritur qëllimin e mrapshtë janë gati të vrasin dhe njerëz.

Ne ju bëjmë thirrje drejtuesve lokale dhe vendor të heqin dorë nga këto tentativa sepse nuk kanë asnjë shans të deformojnë vullnetin e popullit tonë. Këto veprime janë për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve të 11 majit për partinë e kënetës dhe partickat që janë hapur.

Vota e shqiptarëve do të jetë për të ardhmen amerikane, për pasaportën europiane që duan ta mbajnë peng bufat. PS ju bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë pa frikë cdo tentativë për blerje votash. Fushata nuk është arenë shpikjesh dhe intrigash.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI