Flash

Denoncimi/ Ministri i Brendshëm përdor makinën e shtetit dhe Gardën për fushatë

Lapsi.al 14 April 2025
Denoncimi/ Ministri i Brendshëm përdor makinën e shtetit dhe

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është filmuar në zonën e njësinë numër 1 në Tiranë teksa nxjerr nga automjeti i tij një pako me fletushka. Ato besohet se i përkasin fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga aktivisti Rigels Xhemollari. Ai shkruan se ministri nxori nga makina shtetërore disa fletëpalosje. Sipas tij makinat e shtetit dhe Gardës së Republikës që përdoren nga Hoxha paguhen nga qytetarët për t’i shërbyer shtetit dhe jo partisë së ministrit.

"Këtu ndodhemi në njësinë numër 1. Ky është Ervin Hoxha ministër i brendshëm, nxori disa fletëpalosje nga makina e shteti që paguhet me paratë e shtetit. E shoqërojnë dy makina të tjera, badyguard dhe Garda e Republikës. I paguajmë për t’i shërbyer shtetit, jo partisë. Ja prova për prokurorinë dhe SPAK e këdo organ që mund të hetojë ministrin e brendshëm është këtu" - shprehet ai në video.

Aktivisti shkruan se fletushkat kanë simbole të PS-së dhe numrin 5-së. Ai i bën thirrje që SPAK të nisë hetimet për ministrin duke shtuar se dorëheqja nuk duhet te diskutohet, por ky krim zgjedhor duhet te hetohet e të bëhet shembull për këdo zyrtar tjetër.

"SPAK të nisë hetim për Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha. Në shkelje flagrante Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha përdor makinën e shtetit (targa e evidentuar) dhe Gardën e Republikës në njësinë nr 1 në Tiranë.

Përdorimi i makinës dhe shoqërimi i Gardës jashtë orarit të punës, por në shërbim të ministrit si kandidat për deputet i PS, me fletushka qe kanë simbole të PS si numri 5 përben vepër penale dhe dënohet me burg. Dorëheqja nuk duhet të diskutohet, por ky krim zgjedhor duhet të hetohet e te bëhet shembull për këdo zyrtar tjetër” - shkruan Xhemollari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI