Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Diskriminimi/ Çifti i lezbikeve shqiptare merr të drejtën për azil në Britani

Lapsi.al 14 April 2025
Diskriminimi/ Çifti i lezbikeve shqiptare merr të drejtën

Një çift lezbikesh shqiptare kanë fituar të drejtën për të qëndruar në Britani pasi argumentuan me sukses se janë të rrezikuara për shkak të homofobisë në vendin e tyre. Avokatët e grave, të cilat thanë se ishin përballur me dhunë pasi ishin parë duke u puthur në rrugë, deklaruan se edhe pse homoseksualiteti nuk është më i paligjshëm në Shqipëri, shoqëria shqiptare vazhdon të jetë patriarkale, konservatore dhe e dominuar nga meshkujt.

Ndërsa Ministria e Brendshme britanike argumentoi se përjetimet e grave në qytetet e tyre nuk pasqyrojnë të gjithë Shqipërinë, duke shtuar se edhe në vende të tolerueshme si Britania ndodhin krime nga urrejtja. Por gjykatësi e hodhi poshtë këtë argument dhe vendosi që gratë mund të qëndrojnë në Britani për arsye të të drejtave të njeriut, pasi kthimi i tyre në Shqipëri i ekspozon ndaj rrezikut të diskriminimit të mundshëm.

Rasti, i zbuluar në dokumente gjyqësore, është një shembull tjetër i rasteve ku kërkues azili që janë refuzuar ose të dënuar të huaj përpiqen të ndalojnë dëbimin duke pretenduar shkelje të të drejtave të njeriut. Aktualisht ka 41,987 ankesa të pazgjidhura për çështje emigracioni, shumica mbi baza të të drejtave të njeriut, që mund të pengojnë përpjekjet e qeverisë për të përshpejtuar dëbimin e emigrantëve të paligjshëm, raportojnë mediat britanike.

Gjykata e Apelit për Emigracionin u informua se çifti i grave lezbike ishin gjithashtu viktima të trafikimit, pasi ishin rrëmbyer nga burra me maska në qytetin e tyre, ishin dhunuar seksualisht nga disa persona dhe ishin keqtrajtuar fizikisht dhe verbalisht për shkak të orientimit të tyre seksual. Ato deklaruan se gjithçka ndodhi pasi u panë duke u puthur nga trafikantët e tyre, gjë që çoi në rrëmbimin dhe abuzimin e tyre.

Avokatët e tyre theksuan se megjithëse marrëdhënia e tyre nuk është e paligjshme, ajo që ka rëndësi është perceptimi i shoqërisë. Ata shtuan se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis orientimit të tyre seksual dhe faktit që u trafikuan. Viktimat e trafikimit në Shqipëri shpesh fajësohen dhe stigmatizohen, gjë që mund t’u pengojë mundësinë për të gjetur punë.

Sipas avokatëve, gratë nuk kanë besim në sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe është e vështirë të imagjinohet se si mund të kthehen në mënyrë të sigurt atje. Megjithëse janë të arsimuara dhe të kualifikuara, ato nuk kanë lidhje me familjet dhe janë në rrezik të lartë për vetëvrasje për shkak të përjetimeve të tyre. Ndërkohë, përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme argumentuan se në Shqipëri homoseksualiteti nuk është i ndaluar dhe ekzistojnë masa për të mbrojtur personat e komunitetit LGBT+, përfshirë mundësinë për të kërkuar ndihmë nga policia.

Ata thanë gjithashtu se gratë kanë mundësi të arsimohen, të punojnë dhe të marrin mbështetje për të shmangur trafikimin. Gjykatësja Rebecca Chapman iu referua të dhënave mbi Shqipërinë që e përshkruajnë vendin si një shoqëri patriarkale dhe konservatore, ku qëndrimet homofobike janë ende të përhapura, sidomos në zonat rurale. U theksua gjithashtu se anëtarët e komunitetit LGBT+ përballen me vështirësi për të pasur akses në arsim, punësim, banim, kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera, për shkak të paragjykimeve të forta shoqërore.

Duke mbështetur kërkesën për azil, gjykatësja theksoi se gratë nuk mund të detyrohen të shpërngulen në ndonjë zonë tjetër të Shqipërisë, pasi vendi është i vogël, me një popullsi prej vetëm 2.8 deri në 3 milionë banorë.

Ajo tha: “Duke i konsideruar të gjithë faktorët në tërësi, gjej se ekziston një rrezik i vërtetë që [gratë] do t’i nënshtroheshin diskriminimit si viktima të mëparshme të trafikimit dhe si çifte të së njëjtës gjini. Ekziston rreziku që të diskriminohen si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga individë privatë”.

Gjykatësja shtoi: “Ekziston rreziku i persekutimit nga të njëjtët burra që i kanë abuzuar më parë për shkak të orientimit të tyre seksual, nëse ato kthehen në zonën e tyre të origjinës”.

Të dyja gratë janë nga zona e Shkodrës në veri të Shqipërisë, një rajon me qëndrime tradicionalisht patriarkale. Ato janë ende të reja. Gjej që fakti që janë në një marrëdhënie të së njëjtës gjini, mund ta përkeqësojë rrezikun e persekutimit.

Aktiviteti homoseksual në Shqipëri është dekriminalizuar në vitin 1995. Në vitin 2010, u miratua një ligj kundër diskriminimit që ndalon diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Megjithatë, martesat apo bashkëjetesat mes të njëjtit seks nuk njihen nga ligji shqiptar./The Telegraph/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI