Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Dumani në KLP/ Ambasada amerikane konfirmon mbështetjen për SPAK

Lapsi.al 14 April 2025
Dumani në KLP/ Ambasada amerikane konfirmon mbështetjen për SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Përtej shifrave që Dumani po prezanton para anëtarëve të Këshillit, vihet re se ai u shoqërua nga përfaqësues të OPDAT dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Disa muaj më parë, kur Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë u aludua për një braktisje të mbështetjes amerikane ndaj Prokurorisë së Posaçme. Ishte kryeministri Edi Rama që duke folur për rolin e tij si garant i pavarësisë së SPAK deklaroi se "Amerikanët i tërhoqën ushtarët nga SPAK".

"Nuk na hapi luftë Amerika se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të mbështetur SPAK. Nuk janë më aty. Ja ku është SPAK prapë aty. Kush po e mban tani?" u shpreh Edi Rama duke konfirmuar hamendësimet për lënien e prokurorisë së posaçme jashtë ndikimit të ambasadës amerikane.

Prezenca e përfaqësuesve të OPDAT dhe të ambasadës në takimin e sotëm tregon të kundërtën, që kjo mbështetje mbetet e njëjtë pavarësisht ndryshimit të administratës në Departamentin e Shtetit. Më herët, Rama ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 11 Majit do të "standartizojë" drejtësinë e re, ndërsa Berisha ka premtuar shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme, por vetëm pas një konsultimi me Komisionin e Venecias.

Të këshilluara

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas dhunës së usht...

20:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI