Flash

Dumani: Nën hetim u vendosën 33 ish-zyrtarë

Lapsi.al 14 April 2025
Dumani: Nën hetim u vendosën 33 ish-zyrtarë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se gjatë vitit 2024, janë vënë nën hetim 33 ish-zyrtarë. Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2024 në KLP, Dumani ka theksuar se po gjatë këtij viti 10 funksionarë të lartë publik janë dënuar. Po ashtu Dumani theksoi se nga 33 zyrtarët e lartë të marrë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në GJKKO për gjykim.

“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funkionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim. Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave. Ritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme”, tha Dumani.

Të këshilluara

Rama: Duam të mbyllin negociatat brenda 2027

Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e c...

09:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI