Flash

Kapet me drogë në vlerën 600 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 14 April 2025
Kapet me drogë në vlerën 600 mijë euro, arrestohet shqiptari

Në Fierence, Guardia di Finanza ka vënë në pranga një 33-vjeçar shqiptar, të cilit nga kontrollet iu gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike, e cila nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 600 mijë eurove.

Policia ra në gjurmët e trafikantit shqiptar, për shkak se ai bënte lëvizje të dyshimta me makinë. Në momentin që ai u kontrollua nga policia, iu gjetën mbi 15 kg kokainë, e ndarë në 20 blloqe dhe 12 kg marijuanë, si edhe 37 mijë euro para cash. Të gjitha këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u sekuestruan materiali ambalazhues dhe pajisjet e përdorura për përgatitjen e dozave, si makina ambalazhuese me vakum, peshore, prerëse, thasë dhe çanta shpine.

Të këshilluara

Dumani: Nën hetim u vendosën 33 ish-zyrtarë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se gjatë vitit 2024, janë vënë nën hetim 33 ish-zyrtarë. Gjatë raportimit për punën e SPAK gjatë vitit 2...

11:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI