Flash

“Më ka poshtëruar sek*ualisht”: kush është Larissa, avokatja që akuzon Payet:

Lapsi.al 14 April 2025
“Më ka poshtëruar sek*ualisht”: kush është
Dimitri Payet, ish-futbollist i West Ham dhe Marseille dhe aktualisht te Vasco da Gama, në Brazil, është akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike nga Larissa Ferrari, një avokate 28-vjeçare, e dashura e tij për 7 muaj: “Dua drejtësi sepse ka abuzuar me ndjeshmërinë time psikologjike për të përfituar seksualisht”, ka deklaruar Larissa, pasi çështja u bë e njohur për publikun. “Më kërkoi një provë dashurie që konsistonte në poshtërim. Kam regjistruar video ku pija urinën time, ujin e tualetit ose ku lëpija dyshemenë. Dua të sqaroj se nuk ka pasur të bëjë kurrë me para. Nuk kishte nevojë. Nuk ka shumë që mund të them sepse nuk ka asnjë shpjegim apo diçka që e justifikon. Fillimisht, qëllimi ynë nuk ishte të lidheshim aq shumë me njëri-tjetrin, por në fund u gjetëm shumë të përfshirë. Unë isha e ndarë e ai shpesh ndihej vetëm. Me aq shumë intimitet, takimet u bënë më të shpeshta. Ka qenë gjithmonë shumë i përzemërt ndaj meje, si personalisht ashtu edhe nëpërmjet mesazheve”. Lexo më tej: Payet denoncohet nga një grua: “Kërkonte të poshtërohesha, më detyroi të pija urinë” Më pas, megjithatë, duket se marrëdhënia degradoi dhe gruaja vendosi të bëjë kallëzim. Tani, përfundon ajo, “shpresoj të gjej pak qetësi”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI