Flash

PD: PS ka marrë urdhër të tërhiqet nga të gjitha debatet televizive

Lapsi.al 14 April 2025
PD: PS ka marrë urdhër të tërhiqet nga të gjitha

“Eksponentë të lartë të Partisë Socialiste kanë marrë urdhër që të mos dalin më në debat, me anëtarë apo përfaqësues të Partisë Demokratike”. Në një deklaratë të zëdhënësit të fushatës së PD-së, Andi Mustafaj thuhet se përfaqësuesit e partisë më të madhe të opozitës janë zëvendësuar me anëtarë të partive të vogla të cilat nuk kanë synim qeverisjen e vendit.

“Ky fakt duhet të jetë shumë shqetësues për çdo qytetar shqiptar. Debati demokratik po mohohet, në një kohë kur qytetarët kanë të drejtën të njihen me programin dhe personat që kërkojnë t’i përfaqësojnë në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

I bëjmë thirrje të gjithë mediave që në shenjë proteste, për çdo anulim të një eksponenti të PS-së, të lenë një karrige bosh, dhe të lejojnë anëtarin e Partisë Demokratike, përfaqësuesin e Partisë Demokratike që të shpalosë vizionin, programin e Partisë Demokratike për ‘Shqipërinë Madhështore’ – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI