Flash

Përçahet opozita në Kosovë/ Limaj: E vërteta e koalicionit me Kurtin

Lapsi.al 14 April 2025
Përçahet opozita në Kosovë/ Limaj: E vërteta e

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bëri akuza të forta ndaj ish-aleatit të tij, kruet të partisë NISMA, Fatmir Limaj. Haradinaj tha se ishte “e turpshme” që Limaj kërkoi vota në fushatë për të larguar Kurtin dhe tani e ndihmon për të bërë qeverinë.

“Nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ndahen nga ne, por është një ndarje mjaft e turpshme sepse ne kemi kërkuar votën për ndryshim dhe sjellja e tyre dhe veprimi i tyre është mjaft i turpshëm. Me u sill në një mënyrë të tillë nuk është në rregull”, - tha Haradinaj.

Këtyre deklaratave u është përgjigjur kreu i NISMA që ka mohuar zërat që mund të ketë arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se deri më tani nuk kanë marrëveshje me askënd.

“Unë nuk kam asnjë shkresë nga askush dhe nuk kam parë ndonjë takim, ndonjë dakordim që dikush mos me u taku. Nëse ju keni parë ndonjë takim apo marrëveshje dhe unë kam munguar, atëherë keni të drejtë të thoni. Kushdo që ofrohet, ne jemi të gatshëm me u ul me bisedu”, - tha Limaj.

Mediat në Kosovë thonë se megjithatë mes NISMA dhe Vetëvendosje janë duke u zhvilluar negociata intensive përpara se të mblidhet seanca e parë e Kuvendit të ri të martën.

Gazetari i T7, Leonard Kërquki tha në emdisionin e tij “Pressing” se NISMA ka kërkuar postin e kreut të Kuvendit dhe një paketë ligjesh për miratim në Kuvend, përfshirë edhe atë për pragun elektoral. Gjithsesi, sipas tij deri tani nuk ka ndonjë përgjigje nga Albin Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI