Flash

Skandali i P.Diddy: Videot e festave mund të shfaqen në gjyq

Lapsi.al 14 April 2025
Skandali i P.Diddy: Videot e festave mund të shfaqen në gjyq

Çështja e Sean “Diddy” Combs po përballet me zhvillime të reja ligjore, pasi prokuroria ka kërkuar që videot e sekuestruara gjatë bastisjeve në rezidencat e tij në Los Angeles dhe Miami të përdoren si prova në gjyq.

Pamjet, të cilat thuhet se përmbajnë momente eksplicite dhe dëshmi të mundshme për abuzime të ndërlidhura me trafikimin seksual dhe shantazhin – akuzat kryesore që rëndojnë ndaj Diddy – mund të kenë ndikim tek juria. Autoritetet i kanë cilësuar videot si “tronditëse” dhe me përmbajtje të ndjeshme që përfshijnë disa viktima.

Nga ana tjetër, mbrojtja po përpiqet të kufizojë përmasat e procesit. Avokatët e Diddy-t kanë propozuar një pyetësor të detajuar për përzgjedhjen e jurisë, përfshirë pyetje mbi gatishmërinë e anëtarëve të mundshëm për të parë përmbajtje të rënda vizuale.

Prokuroria, ndërkohë, e ka cilësuar këtë pyetësor si të tejzgjatur dhe me qëllim për të ndikuar në përzgjedhjen e jurisë. Gjykimi parashikohet të zgjasë tre javë, por përfshirja e materialeve të reja mund ta zgjasë edhe më shumë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI