Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Tentativë për shitjen e votës në Lushnjë/ PD: Policia bandë e Belinda Ballukut!

Lapsi.al 14 April 2025
Tentativë për shitjen e votës në Lushnjë/ PD: Policia

Policia njoftoi arrestimin e një 38-vjeçari të quajtur Marin Leka në Lushnjë, i cili dyshohet se ka tentuar të blejë votën e një personi tjetër. Në njoftimin e policisë nuk përmendet Partia Demokratike, por burime policore thanë se oferta kishte qenë për PD, dhe më pas personi që shiti votën ishte penduar dhe më pas kishte kryer denoncimin në komisariat. Sipas njoftimit, pas dorëzimit të kartës së identitetit nga ana e qytetarit të quajtur Muharrem Toska, policia ka ndërhyrë dhe ka ndaluar menjëherë Marin Lekën.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu kanë sekuestruar edhe një kartë identiteti që i përket shtetasit Muharrem Toska, një element që tashmë është në fokusin e hetimit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).

Megjithatë, arrestimi është shoqëruar me një reagim të ashpër nga Partia Demokratike, e cila e konsideron gjithë çështjen një “sajim të turpshëm” të Policisë së Shtetit, duke pretenduar se kjo është një skemë për të manipuluar opinionin publik.

Në reagimin e saj zyrtar, PD thekson: “Sajesat e turpshme si të Sigurimit të Shtetit as na ndikojnë, as na shfokusojnë nga misioni ynë për të bërë më të mirën për Shqipërinë. Ne distancohemi nga çdo krim elektoral dhe jemi në krye të betejës kundër shkeljeve të ligjit në zgjedhje.”

Më tej, demokratët akuzojnë qeverinë se ka kapur institucionet për t’i përdorur si armë propagandistike në fushatë: “Manipulimet e opinionit publik të kryer nga Policia e Shtetit, një bandë në shërbim të Belinda Ballukut, duhet të marrin përgjigje nga Prokuroria e Posaçme. SPAK duhet të hetojë menjëherë rastin dhe të vendosë para përgjegjësisë cilindo që ka shkelur ligjin.”

Duke theksuar besimin ndaj SPAK-ut për zbardhjen e së vërtetës, PD nënvizon: “Ne kemi besim të plotë tek SPAK për zbardhjen e këtij rasti, ku po keqpërdoret Policia e Shtetit për propagandë bajate kundër PD.”

Në përfundim, deklarata përmend edhe përpjekjet e mazhorancës për të shmangur vëmendjen nga krimet elektorale të saj, sidomos përfshirjen e administratës publike në fushatë: “Sajesa e trashë, qesharake dhe e turpshme e Policisë së Shtetit është bërë për llogari të PS dhe Belinda Ballukut për të zhurmuar krimin elektoral të detyrimit të administratës për të marrë pjesë në mitingjet e PS. 35 fletëthirrje janë dërguar tek strukturat e Partisë Socialiste për krime zgjedhore vetëm ditën e djeshme për këtë krim elektoral. Ne inkurajojmë Prokurorinë e Posaçme që të vijojë punën për goditjen e çdo krimi zgjedhor në qarkun Fier.”

Të këshilluara

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas dhunës së usht...

20:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI