Flash

Emigrantët e Gjadrit bëhen agresiv, 20 prej tyre protestojnë duke shkatërruar dhomat

Lapsi.al 15 April 2025
Emigrantët e Gjadrit bëhen agresiv, 20 prej tyre protestojnë duke

Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive. Njëzet emigrantë filluan protestën e dhunshme, duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës. Kjo ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë brenda kampit. Xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe dhomat e plaçkitura janë disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve.

Kujtojmë se në qendrën e ngritur nga qeveria italiane janë pritur 40 shtetas të huaj të riatdhesuar nga Italia pas dekreteve të dëbimit. Grupi prej 40 emigrantësh me urdhër dëbimi nga Italia mbërritën me pranga në duar në kampin e Gjadrit më 11 prill. Mësohet se që prej ditës së parë që kanë ardhur në kamp, grupi i emigrantëve nuk po shfaq sjellje të mirë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI