Flash

Henry turpëron Yoro në TV, transmetuesi heq klipin: “S’kam parë kurrë diçka të tillë”

Lapsi.al 15 April 2025
Henry turpëron Yoro në TV, transmetuesi heq klipin: “S’kam
Thierry Henry është gjendur në qendër të kritikave. Ish-futbollisti dhe trajneri është lëshuar në një kritikë të veçantë dhe të drejtpërdrejtë ndaj një lojtari të Manchester United, duke shkaktuar reagime të zemëruara nga tifozët dhe dashamirësit e futbollit. Një situatë që çoi në fshirjen e klipit, i cili u zëvendësua me një version më të gjatë në kanalet zyrtare të Sky Sports.

Thierry Henry i shfrenuar në kritikat ndaj Yoro

Pikërisht në studiot e transmetuesit televiziv, ish-sulmuesi i Arsenalit, Juventusit dhe Barcelonës foli për humbjen e rëndë të “Djajve të Kuq” ndaj Newcastle. Duke iu afruar ekranit të madh për të analizuar golin e tretë të shënuar nga bardhezinjtë anglezë, Henry vuri në shënjestër një nga lojtarët e United, konkretisht Leny Yoro, mbrojtësi i ri i blerë nga Lille gjatë verës së kaluar për më shumë se 60 milionë euro. Nëntëmbëdhjetëvjeçari, protagonist në ndeshjen e fundit të Europa League ndaj Lyon ku shënoi golin e parë, kësaj here nuk shkëlqeu.

Çfarë tha Henry për mbrojtësin e Manchester United

Në aksionin në fjalë, megjithëse nuk kishte përgjegjësi direkte – pasi gabimi që favorizoi kundërshtarët ishte i Noussair Mazraouit – Yoro e befasoi Henry me qëndrimin e tij në zonë. Legjenda e madhe franceze u lëshua në një shfaqje, duke imituar mbrojtësin dhe duke shikuar drejt kamerës: “Shiko Yoro dhe kupto çfarë po kërkon. Nuk e di pse… nuk e di çfarë po shikon. Po shikon anësorin, duke u përpjekur të kuptojë nëse do ta nxjerrë nga belaja? Për çfarë, nuk e di. Nuk e di nëse mendonte që ishte jashtë loje, apo nëse dikush tjetër… nuk e di. Të gjithë e dimë që goli ishte i rregullt, dhe ai çfarë po shikon? Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë.” Mimika e veçantë e Henry bëri për të qeshur kolegët në studio, me Carragher-in që theksoi se gjithçka ishte e destinuar të bëhej meme. Pas emisionit, klipet e skenës, të postuara si nga transmetuesi ashtu edhe nga vetë Carragher, u fshinë pas kritikave të forta për mënyrën e ashpër ndaj të riut Yoro. Sky Sports vendosi të publikojë analizën e plotë të performancës, për të shmangur fokusimin te momenti specifik. Por tifozët sërish gjetën mënyrën për të sulmuar francezin Henry.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI