Flash

Me një orë vonesë nis seanca konstituive e Kuvendit në Kosovë

Lapsi.al 15 April 2025
Me një orë vonesë nis seanca konstituive e Kuvendit në

Seanca konstituive e Kuvendit në Kosovë ka nisur pas një ore vonese. Konkretisht seanca ishte planifikuar të niste në orën 10:00, por nisi një orë më pas. Gjithashtu seancën po e udhëheq deputeti më i vjetër Avni Dehari i Vetëvendosjes dhe deputetja më e re, Sala Jashari e PDK-së.

Seanca konstituive e Kuvendit u thirr nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 1 prill. Rendi i ditës nis me caktimin e nga një deputeti nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend për Komisionin e Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve.

Pas verifikimit të vlefshmërisë së mandateve të deputetëve, si dhe kuorumin në seancën konstituive, deputetët do ta bëjnë betimin solemn. Më pas, Kuvendi do të procedojë me zgjedhjen e kryetarit të këtij legjislativi, pozitë kjo e cila i takon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka numrin më të madh të deputetëve.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit janë të domosdoshme votat e së paku 61 deputetëve. Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, do të përmbyllë konstituimin e institucionit ligjvënës të Kosovës.

Seanca e sotme ka vetëm katër pika:

• Formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve

• Betimi i 120 deputetëve të rinj

• Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

• Zgjedhja e nënkryetarëve

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI