Flash

Partizani synon titullin me lojtarin e kombëtares: Shala firmos deri në vitin 2026

Lapsi.al 15 April 2025
Partizani synon titullin me lojtarin e kombëtares: Shala firmos deri
Partizani ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato, dy javë nga përfundimi i sezonit të rregullt. Herolind Shala është veshur i kuq, duke firmosur një kontratë 1+1 me kryeqytetasit, duke përforcuar mesfushën e Skënder Gegës, një nga repartet në të cilat ishin shfaqur më tepër mangësi. Ish-mesfushori i kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës vjen të debutojë në Superiore, pasi mbylli akordin me norvegjezët e Start. 33 vjeçari mund të jetë një figurë kyçe në përpjekjen e Partizanit për të fituar titullin kampion. Largimi i Rrapajt, Carës, Mba e Hadrojit e kishte privuar nga kualiteti skuadrën e Gegës, që tani shpreson të ndryshojë situatën me mesfushorin me eksperiencë ndërkombëtare. Shala ka tashmë dy ndeshje për tu përshtatur me skuadrën dhe për tu bërë funksional në mekanizmat e teknikut. Partizani aktualisht është në vendin e katërt dhe duhet të mbrojë pozicionin nga kërcënimi i Elbasanit, për të marrë pjesë në Final 4 për titull.

𝐇𝐄𝐑𝐎𝐋𝐈𝐍𝐃 𝐒𝐇𝐀𝐋𝐀 𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐏𝐉𝐄𝐒𝐄̈ 𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐓𝐈𝐙𝐀𝐍𝐈𝐓

Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Herolind Shala. Ish lojtari i Shqipërisë dhe Kosovës është zyrtarisht pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën do të rregjistrojë edhe eksperiencën e parë në Kampionatin Shqiptar. Shala ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë deri në fund të sezonit 2025-2026 , me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër vit. Shala është një lojtar me karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi. Ai i bashkohet Partizanit si lojtar i lirë pas aventurës me norvegjezët e IK Start. #MirësevjennëfamiljeneKuqeHerolindShala
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI