Flash

Rama: Nuk kam asnjë anëtar të qeverisë në burg

Lapsi.al 15 April 2025
Rama: Nuk kam asnjë anëtar të qeverisë në burg

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në rubrikën "Sy m'sy" se nuk ka asnjë anëtar të qeverisë në burg. Ai tha se të gjithë ata që janë marrë në hetim dhe janë dërguar para gjykimit, nuk kanë qenë anëtarë qeverie në atë kohë që ka ndodhur por shumë më përpara. Gjithashtu Rama shtoi se shprehja që i thonë se "ke gjysmën e qeverisë në burg" është qesharake.

"Kjo e gjysmës së qeverisë në burg është shumë qesharake, unë nuk kam faktikisht asnjë anëtar të qeverisë në burg prej shumë e shumë kohë dhe në fakt po të shikosh të gjithë ata që janë marrë në hetim dhe janë dërguar para gjykimit, nuk kanë qenë anëtarë qeverie në atë kohë që ka ndodhur por shumë më përpara.

Kam 12 vite këtu, edhe ndërkohë ajo që s’duhet harruar, nëse juve ju erdhi dita të flisni për drejtësi, për ministra, për kryetar bashkish, për persona të lidhur me pushtetin politik, por edhe ish-presidentë, ish-kryeministria, kjo nuk është ditë që erdhi nga qielli, por erdhi nga PS me mua në krye", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI