Flash

Dembélé i tërbuar, refuzon çmimin si Lojtari i ndeshjes pas Aston Villa–PSG

Lapsi.al 16 April 2025
Dembélé i tërbuar, refuzon çmimin si Lojtari i
PSG-ja duhet ta marrë si mësim ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve kundër Aston Villa. Këtë e di mirë Ousmane Dembélé, i cili doli nga fusha i tërbuar nga Villa Park. Sulmuesi, shumë nervoz, madje refuzoi edhe çmimin e dhënë për lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke u kthyer menjëherë në dhomat e zhveshjes. Pas disa minutash, u rikthye mbrapsht – por vetëm për hir të një akti formal, siç dokumentojnë edhe fotot.

Dembélé refuzon çmimin “man of the match”

Skuadra e Luis Enrique rrezikoi shumë, pasi u rehatoi pas epërsisë me dy gola dhe më pas pësoi përmbysjen “të rrezikshme” nga Aston Villa, që iu afrua një befasie të madhe. Prijtjet e Donnarumma dhe ndërhyrja shpëtuese e Willian Pacho e shmangën një figurë të keqe për francezët. Këtë e di mirë edhe Dembélé, një nga shtyllat e formacionit të Tour Eiffel, i cili nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen kolektive të Bleus, që duhej ta kishin menaxhuar më mirë avantazhin e thellë. Një video e regjistruar nga tribunat tregon çfarë ndodhi pas vërshëllimës përfundimtare të Aston Villa–PSG. Një punonjës iu afrua Dembélé për t’i dorëzuar çmimin e “lojtarit më të mirë në fushë”. Reagimi i ish-lojtarit të Barcelonës ishte një shprehje bezdie, madje pothuajse e largoi personin. Ky i fundit provoi disa herë ta bindte, por pa sukses, pasi Dembélé u kthye shpejt në dhomat e zhveshjes me një shprehje shumë të zhgënjyer dhe të zemëruar në fytyrë.
Ousmane Dembélé refusing to take the POTM award after the match vs Aston Villa byu/azm28 insoccer

Dembélé i detyruar ta marrë çmimin – fotot flasin vetë

Pak më vonë, i bindur edhe nga drejtuesit e PSG-së, ai u kthye në fushë për të marrë trofeun dhe për të bërë fotot zyrtare që më pas u shpërndanë në profilet zyrtare të kompeticionit. Dhe këto foto tregojnë qartë gjendjen shpirtërore të Dembélé, i cili nuk tregoi asnjë shenjë kënaqësie për çmimin dhe nuk u përpoq as të shtirej, duke u treguar të paktën i sinqertë. Larg çmimit për “më të mirin në fushë”, lojtari ofensiv nuk e pëlqeu as paraqitjen e vet dhe për rrjedhojë as çmimin që mori. Fjalët e tij shpjegojnë gjithçka më mirë se çdo gjë tjetër: “Menduam se ishim shumë të mirë. Në 2:1 menduam se ishim kualifikuar në gjysmëfinale dhe se ndeshja kishte përfunduar. Por kur luan kundër skuadrave që kanë tifozë të zjarrtë, ata mund t’i kthejnë ndeshjet në favorin e tyre”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI