Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Lokalet me risk të lartë zjarri, nuk njohin asnjë kriter sigurie

Lapsi.al 16 April 2025
Lokalet me risk të lartë zjarri, nuk njohin asnjë kriter sigurie

Situata me zjarret është problematike nga mungesa e kushteve teknike, ndërgjegjësimi i munguar për rrezikun nga ky armik i pabesë si dhe nga neglizhenca institucionale. Një vëzhgim i thjeshtë në terren zbulon hapur se në institucionet e administratës, por dhe në kopshte e shkolla, problemet janë evidente. Pa prekur një problem madhor që lidhet dhe me baret e shumta që janë përhapur si kërpudhat.

‘Dhe këta duhet ta shikojnë sidomos ata që kanë biznese, që mund të kenë pub-e, klube nate, restorante, mund të kenë lounge që janë kthyer si diskoteka. 200 veta në katet e dyta të pallateve. Jo çdo ambient mund të përshtatet për grumbullime të mëdha. Sepse nuk ka dalje emergjence, as derë emergjence, sepse për 50 veta duhet të ketë një dalje emergjence, në rast se kjo nuk është në rast zjarri imagjinoni se çfarë mund të ndodhë në këtë ambient’ u shpreh Azmer Duleviç, inxhinier elektrik

Ajo që bën përshtypje është fakti se këto ambiente, apo qendra biznesi rezultojnë me dokumente të rregullta edhe pse nuk përmbushin kriteret e sigurisë kundër zjarreve. Inside Story iu drejtua me një kërkesë zyrtare Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial për të kuptuar më shumë për masat që janë marrë për subjektet që shkelin ligjin dhe rrezikojnë të tjerët.

Shkeljet më të shpeshta nga bizneset sa u përket garantimit të sigurisë së punës së pajisjeve dhe instalimeve elektrike nga viti 2020 deri në prill 2025 janë të ndryshme. Ato lidhen me refuzimin e inspektimit, mosrealizim i detyrave parandaluese të lëna, mos marrja e masave tekniko-organizative gjatë punimeve, mungesë e disiplinës teknike në punë, shkelja e rregullave të sigurimit teknik dhe nga përdorimi i instalimeve elektrike të pasigurta jashtë kushteve teknike. Vërehet se një pjesë e madhe nuk kanë respektuar afatet e lëna për korrigjimin e problematikave.

Teksa rendit abuzimet e konstatuara, ISHTI zbulon se një pjesë e madhe e subjekteve, nuk i njohin fare kriteret e sigurisë. Mosnjohja e ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi si detyrim për zbatim nga ana e tyre. Subjektet nuk kanë informacione mbi kushtet dhe dokumentacionin tekniko-ligjor për pajisjet që disponojnë. Pengim dhe shmangie inspektimi nga ana e subjekteve.

Mangësi të theksuara për sa i takon dokumentacionit teknik që duhet të disponohet nga ana e subjektit. Moskryerja nga ana e subjektit e mirëmbajtjes, inspektimit të rregullt periodik nga organet e miratuara në garantim të nivelit të duhur të sigurisë teknike elektrike./ TCH

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI