Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Në “haremin” e Elon Musk/ Miliarderi ka 14 fëmijë, por shumë janë sekret

Lapsi.al 16 April 2025
Në “haremin” e Elon Musk/ Miliarderi ka 14 fëmijë,

Elon Musk po krijon një “legjion” fëmijësh duke rekrutuar gra nëpërmjet platformës së tij “X”. Ndërkohë ai përdor marrëveshjet e konfidencialitetit për të siguruar heshtjen e tyre. Miliarderi i teknologjisë është duke rekrutuar nëna të mundshme si pjesë e qëllimit të tij për të trajtuar... rënien e popullsisë globale. Në një investigim të “Wall Street Journal” e cilëson një “harem” atë që mbizotëron në rrethin e Musk.

Manjati 53-vjeçar dihet se ka 14 fëmijë me 4 gra të ndryshme. Megjithatë, burimet i thanë “WSJ” se numri real i fëmijëve të Musk mund të jetë edhe më i lartë. Miliarderi Tesla thuhet se u referohet fëmijëve të tij me emrin "legjioni", duke iu referuar drejtpërdrejt centurionëve të famshëm të ushtrisë romake.

Musk ndërvepron shpesh edhe me përdorues pak të njohur në platformën e tij përmes përgjigjeve publike ose edhe mesazheve private. Këto më pas, sipas dëshmive, ndonjëherë çojnë në biseda me propozime për... riprodhim.

Kështu pas takimit me influencuesen konservatore Ashley St. Clair në vitin 2023, Musk e ndoqi atë në “X” dhe filloi të komentonte postimet e saj. Menjëherë pas kësaj, ai e ftoi atë në San Francisko ku marrëdhënia e tyre u bë romantike. Thuhet se Musk i tha St. Clair që të "zgjidhte një emër" për fëmijën e tyre të ardhshëm pas takimit të tyre të parë seksual.

Gjatë një udhëtimi për Vitin e Ri në St. Barts, ata u bënë me një fëmijë, të cilin Musk tani refuzon ta pranojë publikisht. Kur St. Clair ishte shtatzënë, Musk thuhet se i sugjeroi asaj që të rekrutonte gra të tjera, në mënyrë që të kishin më shumë fëmijë më shpejt.

Ashley St. Clair and the child she had with Elon Musk.

Siç dihet, Musk është thellësisht i shqetësuar për rënien e popullsisë së botës. "Për të arritur në nivelin e legjionit përpara Apokalipsit , ne do të duhet të përdorim zëvendësues" - shkroi ai në një mesazh për St. Clair, të publikuar nga Wall Street Journal. Sipas pikëpamjes së tij të njohur "civilizimi do të shembet" nëse njerëzit nuk fillojnë të kenë më shumë fëmijë.

WSJ zbuloi se Musk, njeriu më i pasur në botë, përdor pasurinë e tij për të siguruar heshtjen e nënave të fëmijëve të tij, përmes klauzolave të konfidencialitetit të përfshira në marrëveshjet e pagesës. Bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Jared Birchall, thuhet se është përgjegjës për negociatat me gratë në lidhje me shtatzënitë dhe mbështetjen financiare.

Sipas St. Clair, e cili pretendon se ka një test atësia me "99,9999% saktësi", Musk i ofroi asaj 15 milionë dollarë dhe 100 mijë të tjera çdo muaj, për të heshtur për faktin se është babai i fëmijës së saj – marrëveshje që siç thotë ajo vlen edhe për femrat e tjera”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI