Flash

EMRAT/ 4 të plagosur nga atentati në Tiranë, një 11-vjeçar në gjendje të rëndë

Lapsi.al 17 April 2025
EMRAT/ 4 të plagosur nga atentati në Tiranë, një

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e së enjtes kryeqytetin, duke lënë të plagosur 4 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës. Mes të lënduarve janë edhe dy të mitur 11 dhe 17 vjeç. Burime nga spitali thanë se 3 nga të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa 11-vjeçari është në gjendje më të rëndë.

“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit Arenc Stafa, 34 vjeç, Kjan Mullai, 19 vjeç, dhe dy të mitur, D.D 11 vjeç dhe M.D. 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI