Flash

Kievi: Ukraina dhe SHBA shënojnë përparim në marrëveshjen e mineraleve

Lapsi.al 17 April 2025
Kievi: Ukraina dhe SHBA shënojnë përparim në

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë "përparim thelbësor" në bisedimet e tyre për marrëveshjen e mineraleve dhe do të nënshkruajnë një memorandum në të ardhmen e afërt. Lajmin e dha sot zëvendëskryeministrja ukrainase Yulia Svyrydenko, shkruan Reuters.

"Ekipet tona teknike kanë punuar shumë së bashku për marrëveshjen dhe ka përparim të rëndësishëm. Stafi ynë ligjor ka rregulluar disa pika brenda projekt-marrëveshjes," tha Svyrydenko në një postim në rrjetet sociale në X.

Svyrydenko tha se puna për marrëveshjen do të vazhdojë dhe se të dyja palët ranë dakord të nënshkruajnë një memorandum në një afat të afërt si faza e parë për të regjistruar përparimin.

Zëvendësministri ukrainas i Ekonomisë Taras Kachka tha për televizionin kombëtar se bisedimet po avanconin dhe se ka të ngjarë që një dokument i përkohshëm ose memorandum të nënshkruhet shumë shpejt.

"Një dokument përfundimtar nuk do të nënshkruhet këtë javë. Ka shumë punë për të bërë sepse idetë e përfshira në marrëveshje nga pala e SHBA duhet të zhvillohen më tej," tha Kaçka.

Shtetet e Bashkuara kanë reduktuar vlerësimin e kostos për ndihmën e dhënë Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në 2022 në rreth 100 miliardë dollarë nga 300 miliardë dollarë, raportoi të mërkurën Bloomberg News, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Muajin e kaluar, administrata Trump propozoi një marrëveshje të re, më të shtrirë për mineralet, e cila nuk i jep Ukrainës asnjë garanci sigurie në të ardhmen, por kërkon që ajo të vendosë në një fond të përbashkët investimi të gjitha të ardhurat nga shfrytëzimi i burimeve natyrore nga ndërmarrjet shtetërore dhe private në të gjithë territorin ukrainas.

Marrëveshja e ardhshme do të kërkonte ratifikimin në parlamentin e Ukrainës dhe pritej të ndihmonte rritjen ekonomike në të dy vendet, tha Svyrydenko, por nuk dha më shumë detaje.

"Do të krijojë mundësi për investime dhe zhvillim në Ukrainë dhe do të krijojë kushte për rritje të prekshme ekonomike si për Ukrainën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara," tha ajo.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI