Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

Kush do të fitojë trofeun e Champions: parashikimi i ChatGPT është impresionues

Lapsi.al 17 April 2025
Kush do të fitojë trofeun e Champions: parashikimi i ChatGPT

Inter-Barcelona dhe Arsenal-PSG janë gjysmëfinalet e Champions League 2024-2025. Një frymë e re për kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik. Arsenal dhe PSG nuk e kanë fituar kurrë trofeun, Interi nuk e ka fituar që nga viti 2010, ndërsa Barcelona e ka fituar për herë të fundit pikërisht dhjetë vite më parë. Katër skuadra shumë të forta. Inter, PSG dhe Barcelona janë ende në garë për tripletën, ndërsa Gunners ndodhen në vendin e dytë në Premier League dhe nuk kanë mundësi për të fituar tituj në vend. Parashikohen një sërë sfidash të bukura dhe shumë të balancuara. Nuk është e lehtë në këtë moment të thuhet me siguri se kush mund ta fitojë turneun, dhe nuk mund të përcaktohet as cila është favoritja e vërtetë.

ChatGPT, chatbot i bazuar në inteligjencën artificiale dhe mësimin automatik, iu kërkua se kush do ta fitojë Champions League 2025. I furnizuar me koordinatat e duhura edhe përgjigjet ishin të qarta. Sipas IA-së, Inter dhe Arsenal do të jenë finalistet dhe në Mynih do të fitojnë zikaltërit e Simone Inzaghi: “Inter ka një strukturë taktike ndër më të konsoliduarat në Europë: 3-5-2-shi i Inzaghit funksionon në mënyrë të përkryer. Skuadra është kompakte në fazën mbrojtëse dhe vrastare në tranzicione. Ka pësuar shumë pak gola në Champions dhe në kampionat (në Serie A ka mbrojtjen më të mirë). Është një skuadër që nuk humb toruan, edhe nën presion: di të administrojë avantazhin dhe përshtatet mirë me kundërshtarët”.

Analiza e ChatGPT

Në gjysmëfinalen mes trajnerëve spanjollë, Arteta dhe Luis Enrique, skuadra favorite është Arsenal, që ka një përqindje kalimi në fazën finale me një avantazh minimal (55% – 45%). Gunners pritet të kalojnë sepse: “Janë një skuadër shumë e balancuar, me një mbrojtje të shkëlqyer, presing të madh dhe ritëm. Të fortë në shtëpi, me disa vështirësi në transfertë. Arteta ka formuar një grup të fortë dhe të bashkuar.”

Pse Inter është favorit ndaj Barcelonës

Ndërkohë Inter ka 60 për qind mundësi për t’u kualifikuar në finalen e Champions pas pesëmbëdhjetë vitesh. Kjo është analiza për gjysmëfinalen mes skuadrës së teknikut Inzaghi dhe Barcelonës: “Skuadra e Barcelonës është e re, energjike, e përmirësuar, por jo gjithmonë solide në prapavijë. Ka shumë cilësi në mesfushë dhe në sulm, por më pak përvojë në mbrojtje”.

Lexo më tej: Lautaro pa filtra në TV pas kualifikimit me Bayern: “Inter ka bo*e të mëdha”

Inter preferohet në përgjithësi dhe këto janë arsyet: “Është skuadra më solide ndër të katërta, ka një ekuilibër të madh, një grup të thellë lojtarësh dhe një sistem të konsoliduar. Ka eliminuar kundërshtarë të fortë me autoritet të madh. Inter niset lehtësisht favorit për shkak të përvojës më të madhe, qëndrueshmërisë mbrojtëse dhe performancës së vazhdueshme në Europë dhe në Serie A.”

Përqindjet e fitores në Champions League 2025

Sipas ChatGPT, Inter është favorit për suksesin përfundimtar. Përkundër atyre që mendojnë se fituesi i Inter-Barcelona e ka Champions-in në dorë më 31 majin e ardhshëm, Inteligjenca Artificiale shpjegon se Interi ka 35 për qind mundësi për të triumfuar, ndërsa Barcelona nga të katërtat është madje e fundit: “Inter është favoriti, i ndjekur nga Arsenal. PSG është më e paqëndrueshme, ndërsa Barcelona, megjithëse në rritje, niset një hap pas të tjerave”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI