Flash

Lubonja: Ka plot gënjeshtra në fushatë, teatër dhe mungesë komunikimi me njerëzit

Lapsi.al 17 April 2025
Lubonja: Ka plot gënjeshtra në fushatë, teatër dhe

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open” në News24 u shpreh se ka mungesë të madhe komunikimi me njerëzit.

“Ne si shqiptarë kemi nevojë të ndryshojmë me njëri-tjetrit. Ka plot gënjeshtra në fushata. Nuk ka të sinqertë me njerëzit dhe me hallet e tyre. Ka manipulime, nuk bisedojnë dhe të dëgjojnë.

Rama çfarë nuk ka bërë, tani del me mashtrimin e radhës për pasaportën evropiane. Janë disa parti të vogla që flasin për ndryshimin e madh, por edhe ata nuk i shpëtojnë dot disa gënjeshtra

Më duket më shumë fasadë. Për mua, këtu në Shqipëri zgjedhjet i fiton kush ka para më shumë. Edhe pushteti natyrisht ndikon në këtë që po them.

Është njëfarë teatri, komunikimi është skandaloz, me Ramën që flet çdo ditë që opozita është kënetë. Ndërkohë, edhe pala tjetër nuk mbetet pas për të fyer.

PD ndërkohë ka thënë se me Edi Ramën nuk bëhen zgjedhje të lira, ndësa tani thotë se do të fitojmë, të sigurtë për përmbysjen e regjimit" - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI