Flash

Qëlloi me armë në lokalin në Tiranë, autori ish-kryetar komune

Lapsi.al 17 April 2025
Qëlloi me armë në lokalin në Tiranë, autori ish-kryetar

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve zyrtare, konflikti shpërtheu për motive të dobëta dhe përfshiu disa shtetas, nga të cilët 8 janë arrestuar.

Në lidhje me këtë ngjarje, është shpallur në kërkim Adriano Shabanaj, 51 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit Kasem Stani, 40 vjeç. Megjithëse nuk pati persona të plagosur nga plumbat, Stani pësoi dëmtime të lehta nga goditja me qytën e pistoletës gjatë përleshjes.

Shabanaj, ish-kryekomunar i Kurjanit në Roskovec i zgjedhur në vitin 2011, rezulton person me precedentë penalë. Ai u arrestua në shtator të vitit 2020 nga policia e Lushnjës për plagosjen me armë të një shtetasi pas një konflikti për parakalim.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Kosovë e Vogël–Jeta e Re, ku Shabanaj qëlloi me armë ndaj Mario Arapajt, 32 vjeç.

Po ashtu, në vitin 2018, Shabanaj ra në prangat e autoriteteve italiane si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë dhe armë. Ai ishte një ndër 14 shqiptarët e përfshirë në një organizatë prej të paktën 20 anëtarësh, që operonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë.

Policia vijon punën për kapjen e Shabanajt dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI