Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

SPAK në provë/ Bardhi dorëzon listën me qindra emra për t'u punësuar nga Ballukut

Lapsi.al 17 April 2025
SPAK në provë/ Bardhi dorëzon listën me qindra emra për

Kreu politik i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka arritur të sigurojë një listë me qindra emra dhe të dhëna personale të qytetarëve të Fierit, që sipas tij, përmban prova të pakundërshtueshme për një skemë të organizuar korrupsioni zgjedhor të drejtuar nga ministrja Belinda Balluku dhe strukturat lokale të Partisë Socialiste në Fier. Këtë databazë të dhënash, që Bardhi thotë se janë premtime për punësim në këmbim të votave ai e ka dorëzuar në SPAK.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ka marrë mbështetje edhe nga vetë socialistët e ndershëm, të cilët kanë raportuar shkeljet në shtabet e PS-së.

Ai tregon se dosja përmban një listë të plotë me qindra emra, të përpiluar nga shtabet elektorale të PS-së, në të cilën për çdo individ jepet emri, mbiemri, atësia, qendra e votimit, niveli arsimor, punësimi i mëparshëm, pozicioni në strukturat e PS-së, angazhimi në fushatë dhe vendi ku është premtuar ose realizuar punësimi.

Për të ilustruar këtë, Bardhi jep një shembull konkret nga lista:

“Shtetasi S.Ll., me arsim pedagogji, i punësuar më parë në Albpetrol, kryetar i Organizatës Socialiste në Qendrën e Votimit 2983/1, kërkon të punësohet te DPSHTRR ose drejtor në Bashki.”

Sipas tij, bëhet fjalë për konsum të qartë të veprës penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, përmes premtimit për punësim ose punësimit real, me qëllim mbështetjen politike të PS-së.

“Në rastin konkret jemi përpara konsumimit të veprës penale të ‘Korrupsionit aktiv në zgjedhje’, në formën e premtimit për vende pune apo punësimit për të mbështetur Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj, për të cilën Kodi Penal parashikon ndëshkimin me burg deri në 5 (pesë) vjet,” – thekson ai.

Bardhi bën thirrje për veprim të menjëhershëm nga ana e Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar këtë një provë të qartë për vullnetin real të SPAK për të ndëshkuar krimet zgjedhore:

“SPAK ka mundësinë e artë të dëshmojë sa serioze është strategjia dhe Task Forca që ka ngritur për të luftuar krimet zgjedhore, duke kryer që sot identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës të kësaj skeme kriminale, duke filluar nga drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier dhe secili vartës i saj, pjesë e bandës elektorale, që e ka kthyer Fierin në shesh të korrupsionit madhor dhe paligjshmërisë flagrante prej disa muajsh tashmë.”

Në deklaratën e tij, ai kritikon mungesën e reagimit të deritanishëm nga SPAK, duke e ironizuar me njoftime pa efekt konkret:

“Deri më tani, për fat të keq, nga SPAK përveç njoftimeve për hapjen e një zyre apo dhurimit të disa kompjuterave nga OSBE, nuk është vërejtur asnjë angazhim real për të goditur krimet zgjedhore që konsumohen para syve të të gjithëve çdo sekond në qarkun e Fierit.”

Në përfundim, Bardhi akuzon direkt kryeministrin Edi Rama, ministren Balluku dhe drejtues të institucioneve publike për përdorimin e shtetit në funksion elektoral:

“Ky rast provon se Edi Rama, Belinda Balluku dhe Partia Socialiste jo vetëm nuk kanë hequr dorë nga krimi dhe korrupsioni zgjedhor, por tashmë e kanë ngritur në një nivel tjetër, duke blerë drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Disa me para në dorë, disa të tjerë me leje dhe licenca, të tjerë me legalizime a certifikata pronësie, të tjerë me vende pune, diku me presion kriminal ndaj bizneseve, e dikë tjetër me presion nga grupet kriminale.”

Bardhi e mbyll deklaratën me një paralajmërim të fortë:

“Edi Rama, Belinda Balluku, Drejtori i ALPETROL, Drejtori i Tatimeve dhe çdo shërbëtor i tyre në korrupsion dhe paligjshmëri duhet ta dinë sot që do të marrin ndëshkim shembullor për të gjitha aktet e tyre, ndërkohë që asnjë manovër nuk e ndal dot ndryshimin e madh që ka filluar anëmbanë vendit për një Shqipëri Madhështore.”

Mesazhi i plotë i Gazment Bardhit për denoncimin në SPAK

Ditën e sotme kam dorëzuar në SPAK provat e pakundërshtueshme të korrupsionit zgjedhor të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në qarkun e Fierit. Dua të falenderoj me mirënjohje socialistët e ndershëm të Shtabeve të PS që raportojnë shkeljet sepse nuk pranojnë dot krimet zgjedhore si formë për të mbajtur në këmbë një pushtet të degraduar.

Një listë e plotë me qindra emra, e gjeneruar nga shtabet elektorale të Partisë Socialiste, në të cilin krahas emrit, atësisë, mbiemrit, shënohet qendra e votimit, arsimi, punësimi i mëparshëm, pozicioni në strukturat e PS-së apo angazhimi në fushatë, si dhe premtimi për t'u punësuar në një pozicion në administratën shtetërore apo vendi i punës ku është emëruar personi në këtë periudhë zgjedhore.

Për ta ilustruar me një shëmbull nga kjo listë, pa dëmtuar sekretin hetimor: "Shtetasi S.Ll., me arsim pedagogji, i punësuar më parë në Albpetrol, kryetar i Organizatës Socialiste në Qendrën e Votimit 2983/1, kërkon të punësohet te DPSHTRR ose drejtor në Bashki.". Në databaze shënohet edhe porosia e lënë për punësim apo fakti nëse personi i ka sjell apo jo dokumentet e punësimit elektoral.

Në rastin konkret jemi përpara konsumimit të veprës penale të "Korrupsionit aktiv në zgjedhje", në formën e premtimit për vende pune apo punësimit për të mbështetur Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj, për të cilën Kodi Penal parashikon ndëshkimin me burg deri në 5 (pesë) vjet.

SPAK ka mundësinë e artë të dëshmojë sa serioze është strategjia dhe Task Forca që ka ngritur për të luftuar krimet zgjedhore, duke kryer që sot identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës të kësaj skeme kriminale, duke filluar nga drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier dhe secili vartës i saj, pjesë e bandës elektorale, që e ka kthyer Fierin në shesh të korrupsionit madhor dhe paligjshmërisë flagrante prej disa muajsh tashmë. Deri më tani për fat të keq nga SPAK përveç njoftimeve për hapjen e një zyre apo dhurimit të disa kompjuterave nga OSBE, nuk është vërejtur asnjë angazhim real për të goditur krimet zgjedhore që konsumohen para syve të të gjithëve çdo sekond në qarkun e Fierit.

Ky rast provon se Edi Rama, Belinda Balluku dhe Partia Socialiste jo vetëm nuk kanë hequr dorë nga krimi dhe korrupsioni zgjedhor, por tashmë e kanë ngritur në një nivel tjetër, duke blerë drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Disa me para në dorë, disa të tjerë me leje dhe licenca, të tjerë me legalizime a certifikata pronësie, të tjerë me vende pune, diku me presion kriminal ndaj bizneseve, e dikë tjetër me presion nga grupet kriminale. Gjithçka dhe çdo gjë për të mbajtur pushtetin e krimbur nga korrupsioni dhe për të pamundësuar rotacionin.

Por, Edi Rama, Belinda Balluku, Drejtori i ALPETROL, Drejtori i Tatimeve dhe çdo shërbëtor i tyre në korrupsion dhe paligjshmëri duhet ta dinë sot që do të marrin ndëshkim shembullor për të gjitha aktet e tyre, ndërkohë që asnjë manovër nuk e ndal dot ndryshimin e madh që ka filluar anëmbanë vendit për një Shqipëri Madhështore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI