Flash

Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, ulen ato për investimet

Lapsi.al 18 April 2025
Bashkitë rrisin peshën e shpenzimeve për personelin, ulen ato

Vitin e kaluar, shpenzimet e pushtetit vendor arritën gjithsej në 74 miliardë lekë, nga të cilat pjesën më të madhe e zunë shpenzimet e personelit me 46% të totalit nga 43% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2023. Në anën tjetër, pesha e shpenzimeve për investime ra më tej në vitin 2024. Ky zë vitin e kaluar zuri 19% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor nga 24% në vitin 2023.

Shpenzimet për personelin vendor po rriten vit pas viti për dy arsye. E para lidhet me transferimin e funksioneve të pushtetit qendror tek ai vendor, si rrjedhojë e zbatimit të reformës së decentralizimit dhe e dyta, nga rritja e pagave për administratën vendore nga shtatori i vitit, me një efekt shtesë në total 3 miliardë lekë. Rezultatet tregojnë se performanca e investimeve në bashkitë e vendit nuk po ecën me të njëjtat ritme si investimet në burimet njerëzore.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, vitin e kaluar pushteti vendor realizoi vetëm 43% të programit të investimeve më 2024. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë, ose më pak se gjysma e programit. Paaftësia e bashkive për të alokuar investimet vjen në një kohë kur ato janë para nevojave të mëdha për të investuar sidomos në infrastrukturën e rrugëve lokale vendore.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se fondin më të madh të investimeve e kishte Bashkia e Tiranës me rreth 18 miliardë lekë më 2024, por ka arritur të investojnë vetëm 6,1 miliardë lekë ose 34% të programit. Bashkia e Durrësit e cila është mikpritësja kryesore e turistëve në vend dhe me nevoja të mëdha në infrastrukturën vendore ka realizuar vetëm 50% të programit të investimeve për vitin 2024. Nga rreth 4 miliardë lekë të programuara ka realizuar vetëm 2 miliardë prej tyre.

Në bashkitë me qendër prefekture shihet se Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 251 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte programi vjetor. Bashkia e Vlorës ka të zhvilluar turizmin detar me vijën bregdetare më të bukur në vend, teksa nevojat për investime sidomos në menaxhimin e mbetjeve dhe furnizimin me ujë ende janë të mëdha.

Reforma territoriale më të mëdhatë e dekadës së fundit synoi të rrisë pavarësinë e bashkive dhe kapacitet e tyre duke transferuar më shumë burime financiare dhe kompetenca. Por gati 10 vite pas zbatimit të kësaj reforme, ende ka paqartësi dhe konfuzion ndërmjet funksioneve themelore.

P.sh. pushteti qendror ka transferuar shërbimet e zjarrfikësve dhe mirëmbajtjes së rrugëve lokale, pyjeve etj., tek vendori, por nuk i ka shoqëruar me fonde. Bashkitë vuajnë nga mungesa e kapaciteteve të afta njerëzore për të menaxhuar projekte zhvillimi në favor të komunitetit. Pushteti vendor ka një peshë të madhe për të cilësinë e jetesës së komuniteteve ku ato ushtrojnë funksionet./ Monitor

Të këshilluara

Maliqi preket nga një stuhi e pazakontë rere

Era e fortë që ka prekur ditën e sotme juglindjen e vendit ka nxjerrë në pah edhe njëherë tjetër problemin e stuhisë së rërës e cila shkaktohet për shkak të tok...

17:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI