Flash

Bellingham e bëri Saka të gabonte penalltinë kundër Real: bën gjithnjë të njëjtën gjë

Lapsi.al 18 April 2025
Bellingham e bëri Saka të gabonte penalltinë kundër Real:
Jude Bellingham e bëri sërish, por lojërat mendore të zbatuara në ndeshjen kundër Arsenal nuk mjaftuan për ta rikthyer në garë Real Madrid, i eliminuar në çerekfinalet e Champions League. Anglezi përdori të njëjtën praktikë për të ndikuar ndaj ekzekutuesit të penalltisë kundërshtare: kështu ndodhi edhe me Harry Kane një vit më parë (por bashkëkombësi i tij i Bayern nuk dështoi nga pika e bardhë), dhe e përsëriti gjithashtu mbrëmjen e së mërkurës me rastin e penalltisë së dhënë për “Topçinjtë” në pjesën e parë.

Bellingham i pëshpërit diçka Saka para penalltisë

Teknika për ta shqetësuar është identike: lojtari i “blancos” identifikon atë që do të ekzekutojë penalltinë, e shënjestron dhe i afrohet, përpiqet t’i shtojë presion dhe ta shpërqendrojë duke i pëshpëritur diçka në vesh. Saka, bashkëkombës dhe shok skuadre në përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, e ka kuptuar tashmë: e di mirë se çfarë bën Bellingham dhe thuajse buzëqesh kur e sheh. Në një moment ai kthehet dhe e gjen pas shpine, duke i thënë diçka. Kalojnë edhe pak çaste dhe më pas sulmuesi i Arsenal bën zgjedhjen e gabuar: përpiqet ta mashtrojë Courtois me një “panenka”, por trajektorja u ndal nga portieri belg.

A ishte merita e Bellingham?

E vështirë të thuhet… por fakt është që për atë mënyrë ekzekutimi të penalltisë, Saka gati sa nuk u përplas fizikisht me Carvajal, i cili në pushim e përballoi në fushë duke zbritur në tapetin e gjelbër. Arsyeja? Ta qortonte për atë guxim të tepruar. Çështja nuk përfundoi aty: në pjesën e dytë, Saka ia ktheu me të njëjtën monedhë, fillimisht duke shënuar golin e avantazhit të përkohshëm, pastaj duke festuar me gishtin para gojës. Një gjest i qartë, si për të thënë “hesht”, që kujton një të ngjashëm nga e kaluara i Thierry Henry në kohët e tij te Arsenal.

Jude bën gjithmonë të njëjtën gjë, u përpoq të shpërqendronte edhe Kane

Nuk është hera e parë që Bellingham kapet duke përdorur mënyra për të thyer përqendrimin e kundërshtarëve, në veçanti atyre që paraqiten për të goditur nga pika e bardhë. Në edicionin e kaluar, gjatë një gjysmëfinaleje kundër Bayern Munich, u përpoq të bezdiste Harry Kane ndërsa ky priste për të gjuajtur një penallti. “Nuk e di çfarë po thoshte. E pashë aty duke murmuritur diçka,” – ishin fjalët e sulmuesit. – “Do të duhej ta pyesja se çfarë tha saktësisht. Sepse kur jam në situata të tilla, jam plotësisht i përqendruar dhe përpiqem të shkëputem nga gjithçka. Jam i sigurt që po thoshte diçka për të më krijuar ndonjë problem, por për fatin tim, gjithçka shkoi mirë.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI