Flash

Berisha: Nga një masakër në tjetrën, nuk mund të gjuhet kurrë mbi një 11-vjeçar

Lapsi.al 18 April 2025
Berisha: Nga një masakër në tjetrën, nuk mund të gjuhet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Krujë ku po viziton disa nga bizneset e Tregut Artizanal për prezantimin e programit "Shqipëria Madhështore". Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar edhe atentatin e mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Ai tha se po kalohet nga një masakër në tjetrën, ndërsa shtoi se nuk mund të qëllohet kurrë me armë zjarri drejt një 11-vjeçari. Berisha bëri fajtor kryeministrin Edi Rama për këtë situatë, ndërsa tha gjithashtu se policia ende nuk është në gjendje të thotë kush ishin autorët.

"Nga një masakër në tjetrën, mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën. Katër vetë morën breshëri dhe deri tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato. Por një 11 vjeçar kurrë nuk mund të gjuhet mbi të. Njeriu që i ndërsen dhe i thotë “hani kokën e njëri tjetrit, po më shërbeni mua” krijon këtë situatë. Ne do bëjmë ligjin dhe ju lutem cdo qytetari të mbajë shënim personin që iu bën presion për votën. Absolutisht do të shpallet terrorist.", tha Berisha.

Të këshilluara

Një rrugëtim artistik përmes kuriozitetit

Platforma CuriousX përmbylli një kapitull të veçantë më 3 Prill, me një event të ngrohtë te IQOS Boutique, ku arti dhe teknologjia u ndërthurën për të sjellë nj...

10:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI