Flash

Conference League: Chelsea pëson humbjen e parë, por arrin gjysmëfinalen

Lapsi.al 18 April 2025
Conference League: Chelsea pëson humbjen e parë, por arrin
Fiorentina, Betis, Chelsea dhe Djugarden janë katër gjysëmfinalistët e Conference League. Italianët barazuan 2-2 në Franci, por avancuan falë fitores në ndeshjen e parë. Londinezët pësuan humbjen e parë në kompeticion, por e pamjaftueshme që Legia të merrte kualifikimin. Betis rezistoi 1-1 në transfertë me Jagellonia por e fortë në 2-0 e ndeshjes së parë kaloi në katër më të mirët. Befasinë e bëri Djugarden, që pasi ishte mundur në shtëpi 1-0 shkoi fitoi në Vjenë me Rapid, duke triumfuar në shtesë 1-4. FIORENTINA 2-2 CELJE  Fiorentina, finaliste në dy edicionet e fundit, siguron kualifikimin në gjysmëfinalet e Conference League, Vjollcët do të përballen me spanjollët e Betis Sevilla. Pas fitores 2-1 në Slloveni, Fiorentina barazon 2-2 ndaj Celje, duke rrezikuar më se ç'duhej. Skuadra toskane kalon në avantazh në minutën e 37-të me një goditje diagonale nga Mandragora. Ai shënon edhe në këtë takim pas golit të parë në ndeshjen e parë. Brenda 11 minutave, mes minutës së 54-t dhe të 65-t, miqtë fillimisht barazojnë me Matko. Më pas kalojnë në epërsi me Nemanic, duke e balancuar rezultatin total. Një "dush i ftohtë" për tifozët vendas. Por Kean rikthen shpresën vetëm dy minuta më vonë duke barazuar rezultatin. Gjyqtari anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje. Por VAR-i e korrigjon vendimin. Më pas u anuluan edhe dy gola të tjerë për Fiorentinën. Një për Ranierin dhe një për Kean, të dy për pozicion jashtë loje. CHELSEA 1-2 LEGIA WARSZAWA Legia Warszawa befasoi Chelsea duke e mposhtur me rezultatin 1-2 në “Stamford Bridge”. Por kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar më tej. Londinezët fituan 0-3 në ndeshjen e parë dhe siguruan kualifikimin për në gjysmëfinalet e kompeticionit. Polakët kaluan në epërsi që në minutën e 10-të, kur Tomáš Pekhart realizoi saktë me 11 meetërsh. Chelsea barazoi përkohësisht në minutën e 33-të me Marc Cucurella. Mbrojtësi spanjoll shënoi edhe në minutën e 42-të, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Lexo më tej: Çfarë bën Eva Carneiro: Jeta e re e ish-mjekes së Chelsea, që u largua nga Mourinho Legia nuk u dorëzua dhe në minutën e 53-të, Steve Kapuadi shënoi golin e dytë për polakët. Kështu vulosi një fitore historike në tokën angleze ndaj një prej gjigantëve të futbollit evropian. Megjithatë, falë fitores 0-3 në sfidën e parë, Chelsea ruajti avantazhin dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Conference League. Ndërsa Legia largohet me kokën lart pas një performance dinjitoze.

RAPID VIENA 1–4 DJURGÅRDEN  

Ndeshja për skuadrën e Klaus komplikohet që në minutën e 7-të. Sangaré ndëshkohet me karton të kuq direkt pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj një kundërshtari. Më pas, në minutën e 37-të, suedezët fitojnë një penallti pas një prekjeje me dorë në zonë nga Auer. Nga pika e bardhë realizon Danielson.

Para përfundimit të pjesës së parë, Larsson shënon një autogol fatkeq dhe barazon shifrat në 1-1. Në pjesën e dytë, vendasit luajnë më mirë, por në minutën e 77-të, Kosugi me një goditje nga distanca kalon përsëri në avantazh Djurgården-in dhe çon ndeshjen në shtesë.

Superioriteti numerik i suedezëve bëhet vendimtar në kohën shtesë. Gulliksen shënon një gol të bukur me të djathtën nga jashtë zone në minutën e 93-të për 3-1. Sulmuesi norvegjez i lindur në vitin 2003 mbyll gjithçka me golin e katërt personal për skuadrën e tij.

Në fund, Rapid Vienna mbetet me nëntë lojtarë pas kartonit të kuq të drejtpërdrejtë për Yao. Një sukses i madh për Djurgården-in, që për herë të parë në histori arrin kaq larg në një garë europiane.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI