Flash

Flick shpërthen, diçka nuk i ka pëlqyer para sfidës me Inter: “Është një barsoletë”

Lapsi.al 18 April 2025
Flick shpërthen, diçka nuk i ka pëlqyer para sfidës me
Hans-Dieter Flick, trajneri i Barcelonës dhe kundërshtari i ardhshëm i Inter në Champions League, nuk ka mundur të përmbahet gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së kampionatit kundër Valladolid. Mendja i shkoi menjëherë te gjysmëfinalja kundër zikaltërve në fund të prillit dhe fillim të majit, ku Barcelona do të përballet me një problem më shumë: kalendari i ndryshuar nga La Liga. “Jemi përballë një situate të pabesueshme,” u shpreh ai. Kalendari i ekipeve që janë ende në garë në disa fronte është gjithnjë e më i ngjeshur dhe përbën një problem serioz për trajnerët, të cilët duhet të menaxhojnë lodhjen, rikuperimin e energjive dhe dëmtimet. Në Itali, këtë e di mirë pikërisht Inter dhe Simone Inzaghi që prej kohësh thekson numrin e frikshëm të ndeshjeve që lojtarët e tij kanë zhvilluar që nga fillimi i sezonit – një çdo tre ditë. Këtë herë, zërin e tij e pasqyroi edhe më fort homologu nga Barcelona, Hans-Dieter Flick, i cili shpërtheu ndaj Federatës Spanjolle për ndryshimin e datave të ndeshjeve të kampionatit që afron udhëtimet në La Liga me ato në Europë.

Flick, i tërbuar: “Këtu nuk dinë të mbrojnë ekipet e tyre”

“Jemi kthyer me vonesë nga shumë udhëtime, me lojtarë që kanë shkuar për të fjetur në orën 5 të mëngjesit,” kujtoi tekniku i Barcelonës. “Justifikime? Jo, nuk kërkojmë justifikime, por në vende të tjera dinë si t’i mbrojnë ekipet e tyre që janë ende në Europë. Këtu në Spanjë, ata që merren me këto çështje duket se nuk kanë asnjë ide për situatën reale. Mendoj,” përfundoi ai i revoltuar, “se jemi përpara një barsolete. Situata është absolutisht e pabesueshme, sepse është e qartë që në Spanjë nuk shqetësohen për klubet e vetë federatës së tyre”.

Shtyrja e ndeshjes me Valladolid, afër udhëtimit në Champions

Po çfarë ndodhi që e bëri trajnerin gjerman të shpërthente në konferencë? Shkëndija që ndezi zemërimin ishte publikimi i kalendarit të ardhshëm të La Liga. Ashtu si në Itali me Inter, edhe në Spanjë është pritur rezultati i gjysmëfinaleve për të përcaktuar datat. Por ndryshe nga Italia, ku vetëm Inter ishte në garë në Champions, në Spanjë eliminimi i Real Madrid e komplikoi situatën për Barcelonën. Katalanasit do të luajnë në transfertë kundër Valladolid më 3 maj në orën 21:00 (në vend të orës 18:00), vetëm pak ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Interit më 6 maj në një tjetër transfertë në Milano – gjë që ka acaruar Flick, i cili duhet të menaxhojë udhëtime të njëpasnjëshme brenda pak ditësh.

Kalendari i Barcelonës, ndeshjet e ardhshme:

19.04 – Barcelona-Celta Vigo (La Liga) 22.04 – Barcelona-Mallorca (La Liga) 26.04 – Barcelona-Real Madrid (Finalja e Kupës së Mbretit) 30.04 – Barcelona-Inter (Champions League) 03.05 – Valladolid-Barcelona (La Liga) 06.05 – Inter-Barcelona (Champions League)

Kalendari i Inter, ndeshjet e ardhshme:

20.04 – Bologna-Inter (Serie A) 23.04 – Inter-Milan (Gjysmëfinale e Kupës së Italisë) 26.04 – Inter-Roma (Serie A) 30.04 – Barcelona-Inter (Champions League) 03.05 – Inter-Verona (Serie A) 06.05 – Inter-Barcelona (Champions League)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI