Lexo më tej: Europa League njeh gjysmëfinalistët: United kualifikim i çmendur, eliminohet Lazio
Të pavlefshme për renditjen mbeten përballjet direkte që do të shohin italianët dhe spanjollët përballë në dy nga tre gjysmëfinalet evropiane që do të zhvillohen javët e ardhshme; Italia do të duhet të kënaqet me vendin e tretë, edhe për shkak të eliminimit të të gjitha skuadrave gjermane, me Gjermaninë që duhet t’i kushtojë vëmendje një kalimi të mundshëm nga Franca në vendin e katërt, e cila është ende në garë me Paris Saint Germain. Në përfundim të çerekfinaleve, Anglia kryeson renditjen me 26.821 pikë, përpara Spanjës që ndodhet në kuotën e 23.250 pikëve dhe është e sigurt për vendin e pestë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental, ndërsa Italia duhet të kënaqet me vendin e tretë me 21.187 pikë, përpara Gjermanisë dhe Francës, respektivisht në vendin e katërt me 18.421 dhe të pestë me 16.857.🚨 Race for an extra Champions League spot is completed! 🏴 England secured an extra Champions League spot! 🇪🇸 Spain secured an extra Champions League spot! pic.twitter.com/z1ZAL2LCjK
— Football Rankings (@FootRankings) April 17, 2025