Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Një rrugëtim artistik përmes kuriozitetit

Lapsi.al 18 April 2025
Një rrugëtim artistik përmes kuriozitetit

Platforma CuriousX përmbylli një kapitull të veçantë më 3 Prill, me një event të ngrohtë te IQOS Boutique, ku arti dhe teknologjia u ndërthurën për të sjellë një përvojë unike për komunitetin IQOS.

Gjithçka nisi në Janar me një ide të qartë: të pasqyrohej përmes artit e njëjta frymë që përfaqëson IQOS — evoluim, guxim për të ndryshuar, dhe lidhje me komunitetin. Artistët Mario Dine dhe Geri Prendushi morën përsipër sfidën për të krijuar një vepër që do të zbulohej pjesë-pjesë në pesë ndalesa të ndryshme në Tiranë, me secilën ndalesë që përfaqësonte një "gjurmë" të veçantë në këtë rrugëtim.

Rrugëtimi nisi në Tribe, ku u prezantua Trace of Heritage — një copë arti që nderonte rrënjët dhe ndikimet kulturore që formojnë gjithçka. Më pas, Kino u bë vendi ku eksplorimi mori formë përmes Trace of Exploration, duke futur pjesëmarrësit në një dimension virtual që sfidoi perceptimin tradicional të artit.

Në Salt, u përjetua Trace of Senses — një ndërthurje delikate mes hapësirës intime dhe detajeve që preknin shqisat. Duff solli Trace of Connection, ku përmes një atmosfere sociale, u theksua lidhja që krijohet mes njerëzve kur ndajnë përvoja të përbashkëta. Ndalesa e fundit, City Art, paraqiti Trace of Evolution — një pikë reflektimi për mënyrën se si arti, ashtu si teknologjia, transformohet vazhdimisht.

Asnjë nga këto pjesë nuk u shfaq plotësisht. Çdo pjesëmarrës u bë pjesë e një misteri që do të zgjidhej vetëm në përfundim. Kjo strategji jo vetëm që nxit kuriozitetin, por krijoi edhe një ndjesi përkatësie te komuniteti Curious X që e ndoqi këtë rrugëtim hap pas hapi.

Mario solli shpirtin e artit të rrugës përmes teknikës me spray ndërsa Geri përfshiu teknologjinë me një aktivizim dinamik “projection mapping” që e bëri veprën të bashkëveprojë me hapësirën. “Ashtu si IQOS ka zhvilluar teknologjinë për t’u përshtatur me kohën, edhe arti duhet të ecë me hapin e zhvillimit,” tha Geri.

Eventi përmbyllës në IQOS Boutique bashkoi të gjitha gjurmët për herë të parë. Aktivizime si VR, personalizimi i çantave totebag dhe bluzave T-shirt, dhe punimi live nga të dy artistët, krijuan një atmosferë të ngrohtë ku komuniteti Curious X ishte në qendër të gjithçkaje.

Dhe ky është vetëm fillimi. Platforma CuriousX do të vijojë me një kapitull të ri — dhe një artist të ri që do të zbulohet së shpejti.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 86.7...

08:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI