Flash

Përdhunuan anglezen, dënohen me 18 vite burg dy shqiptarët

Lapsi.al 18 April 2025
Përdhunuan anglezen, dënohen me 18 vite burg dy shqiptarët

Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me nga nëntë vite burg secili nga një gjykatë në Angli, pasi u shpallën fajtorë për përdhunimin e një gruaje britanike në qytetin Leicester. Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2023, kur vajza raportoi në polici se ishte sulmuar seksualisht.

Sipas hetimeve, ajo kishte qenë në një klub nate së bashku me miqtë e saj, ku gjatë mbrëmjes kishte takuar një djalë. Më vonë, ajo ishte ndarë nga grupi dhe kishte dalë jashtë me 22-vjeçarin Redjon Cenaj. Aty u bashkua edhe 20-vjeçari Mariglen Ferataj.

Të tre hipën në një taksi që i çoi në banesën e viktimës, ku ndodhi dhe akti i dhunës seksuale. Vërtetimet mjekësore dhe pamjet e sigurisë qenë kyçe në zbardhjen e rastit dhe vërtetimin e ngjarjes. Pamjet e kamerave treguan qartë që gruaja nuk ishte në gjendje të mirë, dhe të dy të rinjtë shihen duke e mbajtur dhe ndihmuar atë të hipte në taksi. Në një moment, ajo rrëzohet në tokë dhe Ferataj shihet duke e ngritur dhe futur në automjet.

Shoferi i taksisë dha një dëshmi që konfirmoi se viktima nuk dukej e ndërgjegjshme për situatën në të cilën ndodhej. Një test toksikologjik zbuloi se ajo kishte substanca narkotike në organizëm. Të dy të rinjtë u arrestuan disa ditë më vonë. Gjatë marrjes në pyetje, Ferataj pretendoi se akti ishte me pëlqimin e saj, ndërsa Cenaj mohoi të kishte pasur marrëdhënie seksuale me të.

Megjithatë, në përfundim të procesit gjyqësor në Gjykatën e Leicester muajin e kaluar, të dy u shpallën fajtorë për veprën penale të përdhunimit dhe u dënuan me nga 9 vite burg secili.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI