Flash

Rrihet punonjësi i Bashkisë Kavajë, një tjetër kërcënohet në zyrë

Lapsi.al 18 April 2025
Rrihet punonjësi i Bashkisë Kavajë, një tjetër

Dy punonjës të Bashkisë së Kavajës janë kërcënuar dhe dhunuar për shkak të detyrës së tyre. Policia njofton se tre të rinj nga Durrësi janë shpallur në kërkim pasi kanë kanosur punonjësen e bashkisë në zyrën e saj.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kanë goditur me grushte dhe me shkelma një punonjës të Bashkisë.

“J. B., 33 vjeç, S. B., 36 vjeç dhe K. M., 37 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja D. Q., 56 vjeçe, punonjëse e bashkisë Kavajë, se dje, këta tre shtetas e kanë kanosur në ambientet e punës së saj, për shkak të detyrës;

E. S., 43 vjeç dhe T. S., 46 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar shtetasi A. Ç., 52 vjeç, punonjës i bashkisë Kavajë, se dje, në ambientet e një subjekti privat, këta dy shtetas e kanë goditur me grushte dhe me shkelma, për shkak të detyrës”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI