Flash

Sherr në shtabin elektoral të PS-së, kandidati për deputet dhunon kryetarin në Kavajë

Lapsi.al 18 April 2025
Sherr në shtabin elektoral të PS-së, kandidati për deputet

Një sherr në kampin socialistë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Kavajës. Mësohet se përplasja verbale dhe fizike ka ndodhur rreth orës 23:00, në një zyrë elektorale në Kavajë.

Bëhet me dije se koordinatori i zonës dhe njëkohësisht kandidati i PS, Eldian Cepeli, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Vis Gjeçi, kanë ofenduar dhe goditur me grusht kryetarin aktual të PS për Kavajën, Shpend Barameta. Sipas dëshmitarëve, përplasja ka nisur pas kundërshtimeve të Barametës për mënyrën sesi po imponohet kandidimi i Çepeli në zonë, pa marrë mendimin e bazës.

Pas dhunës, Shpend Barameta ka njoftuar Policinë e Kavajës, por në momentin që Policia ka shkuar aty, nuk ka bërë denoncim, duke tentuar ta zgjidhin situatën mes tyre, në mënyrë që të mos bëhet mediatike. Ndërkohë pritet një njoftim nga policia e Kavajës për sherrin në fjalë.

Të këshilluara

Një rrugëtim artistik përmes kuriozitetit

Platforma CuriousX përmbylli një kapitull të veçantë më 3 Prill, me një event të ngrohtë te IQOS Boutique, ku arti dhe teknologjia u ndërthurën për të sjellë nj...

10:07

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 86.7...

08:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI