Flash

U kritikua për udhëtimin në hapësirë, pendohet Katy Perry

Lapsi.al 18 April 2025
U kritikua për udhëtimin në hapësirë, pendohet Katy

Katy Perry thuhet se ka nisur të pendohet lidhur me fluturimin e saj në hapësirë

Artisja ishte një nga gjashtë gratë që fluturoi me Blue Origin NS-31 nga Teksasi të hënën në një mision të financuar nga kompania e eksplorimit të hapësirës së miliarderit të Amazon, Jeff Bezo. Udhëtimi 11-minutësh është kritikuar për ndikimin e tij të dyshimtë mjedisor dhe për veprimet e çuditshme dhe dramatike të ekuipazhit, përfshirë Perry-n.

Tani mendohet se nëna e një fëmije, e lindur në Kaliforni, ka mendime të dyzuara për pjesëmarrjen në mision. Një burim tha: Katy nuk pendohet që shkoi në hapësirë. Ishte diçka që i ndryshoi jetën. Asaj i vjen keq për rrjedhën që mori e gjithë gjëja. Nuk i priste kurrë këto reagime dhe ndihet e zhgënjyer nga reagimi i paprovokuar. Pavarësisht akuzave, ajo vazhdon të dashurojë dhe të luftojë për mjedisin."

Komentet janë në kontrast me komentet e Perry-t, dhënë një gazetareje pak çaste pasi ajo doli nga kapsula. Krijuesja e hitit Firework tha: "Ka të bëjë me një energji kolektive brenda. Ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me krijimin e hapësirës për gratë e ardhshme. Ka të bëjë me këtë botë të mrekullueshme që ne shohim pikërisht atje dhe e vlerësojmë atë. Kjo është e gjitha për të mirën e Tokës."

 

Të këshilluara

Pas daljes, Mickey Rourke padit reality show?

Pas daljes së tij të diskutueshme nga Celebrity Big Brother UK, aktori Mickey Rourke, është duke ndërrmar veprime ligjore kundër reality show-t për një mosmarrë...

17:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI