Flash

Vendimi i Bankës Qendrore Europiane: Ulet norma e interesit të euros

Lapsi.al 18 April 2025
Vendimi i Bankës Qendrore Europiane: Ulet norma e interesit të euros

Tarifat e vendosura nga SHBA edhe në drejtim të BE kanë sjellë edhe efektet e para. Si një pasojë direkte, Banka Qendrore Europiane uli normat bazë të interesit në nivelin e 2.25% për t’u përballur kështu edhe me tarifat e reja tregtare. Por një politikë e tillë e ndërmarrë përkthehet në mënyrë indirekte edhe në vendin tonë. Eksperti i ekonomisë Klodian Muço analizon se cilat janë pasojat e para.

“Ulja e normës bazë të interesit nga BQE shoqërohet me zhvlerësim të euros me monedhën tonë vendase. Na prek në mënyrë indirekte, shkëmbimet tregtare dhe kreditimi. Një mosndërhyrje nga banka jonë do na forcojë akoma më tepër monedhën dhe produktet tona në tregjet ndërkombëtare të kushtojnë më shumë”, tha Klodian Muço.

Një ndryshim në politikën monetare të Eurozonës për të 7-tën herë Brenda vitit, mund të shoqërohet edhe në vendin tonë, teksa ekspertët parashikojnë një rënie të normës bazë të interesit, ç’ka do të sillte një sërë efektesh në ekonomi.

“Ulja e normës bazë të interesit zhvlerëson paranë tonë, rrit çmimet, të rrit kreditimin se bëhet më pak i kushtueshëm. Koha ka treguar se herë kemi ndërhyrje nga BQE shoqërohet me një ndërhyrje pas 15 ditësh edhe nga BQE për të ulur normat e interesit. Shumë shpejtë pritshmëritë janë që të ndodhi kjo gjë”, u shpreh më tej Muço.

Norma bazë e interesit në Shqipëri është në nivelin e 2.75% dhe për herë të fundit u ndryshua në nëntor 2024.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI