Flash

VIDEO/ Arlind Qori: Do ua kryp kokën me taksa, atyre që kanë disa shtëpi!

Lapsi.al 18 April 2025
VIDEO/ Arlind Qori: Do ua kryp kokën me taksa, atyre që kanë disa

S'ka shumë kohë, që kur kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj i mburrej para banorëve të kryeqytetit se ua kishte rritur vlerën pronës dhe ua kishte bërë më të shtrenjta shtëpitë, nëpërmjet investimeve që janë bërë në Tiranë dhe nëpërmjet punës që ka bërë bashkia.

Por për Arlind Qorin e Lëvizjes Bashkë, lajthitja e çmimit të pronave në Tiranë konsiderohet një dështim, që i ka rrënjët në paratë e pista të krimit dhe të korrupsionit dhe që ka lënë të pastrehë jo vetëm shtresat më të varfra të popullsisë, por edhe atë të mesme.

Nga Astiri, një lagje që dikur konsideruar si periferia e Tiranës, por ku një metër katror i apartamenteve po shkon 1400 euro, Arlind Qori premton ta korrigjojë çmendurinë e çmimeve që nuk kanë të ndalur dhe që po e shndërrojnë në "mollë të ndaluar" blerjen e një shtëpie për çiftet e reja.

Si do ta bëjë këtë Lëvizja Bashkë? Qori premton se do t'ua "krypë kokën me taksa" atyre që kanë disa shtëpi dhe i mbajnë stok, as i shesin, as i japin me qira duke ndikuar në rritjen e çmimeve.

"Punëtorët kanë vite që nuk blejnë dot shtëpi, por as në këtë lagje periferike si Astiri, nuk mund të blejë shtëpi as shtresa e mesme. Na duhen politika të reja që e bëjnë çmimin e shtëpive të përballueshëm. Lëvizja Bashkë kërkon të luftojë korrupsionin, kërkon të luftojë pastrimin e parave. Paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë bërë që çmimet sot të jenë jashtëzakonisht të fryra, të mos i përgjigjen ekonomisë së vendit. Nga ana tjetër në duam të luftojmë spekulimin imobiliar. Ka sa e sa spekulantë që blejnë me dhjetëra apartamente ngado në Tiranë dhe nuk i shesin, nuk i japin me qira, por i mbajnë aty stok me bindjen se do t'u rritet çmimi dhe kësisoj çmimi rritet. Lëvizja Bashkë ka në program që t'ua krypi kokën me taksa këtyre spekulantëve duke i shtrënguar kësisoj që apartamentet e mbetura stok t'i fusin në treg, t'i fusin për t'i shitur ose për t'i dhënë me qera" u shpreh Qori.

Në Tiranë llogariten rreth 50 mijë apartamente të tilla që nuk banohen nga askush por që nuk janë pjesë e tregut imobiliar. Paradoksi është se çmimet nuk po ulen, edhe pse lejet e ndërtimit në kryeqytet janë dhënë dhe vazhdojnë të jepen për kulla dhe pallate që hapin çdo ditë nga një gropë të re ndërtimi në kryeqytet. Mbetet për t'u parë se sa do ta përqafojnë idenë e Qorit në Tiranë, pasi një pjesë e banorëve që kanë shtëpi në fakt, i gëzohen rritjes së vlerës së pronës së tyre.

Gjithsesi mesazhi i tij vazhdon se: "Në një shtet të kapur nga oligarkët, shtëpia është ëndërr e largët për shumicën e qytetarëve. Lëvizja BASHKË mund ta bëjë të përballueshme blerjen e një apartamenti përmes politikave të guximshme."

Video më poshtë e premtimit të Arlind Qorit:

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI