Flash

Dështon zgjedhja e kryeparlamentarit të Kosovës, seanca shtyhet për të hënën

Lapsi.al 19 April 2025
Dështon zgjedhja e kryeparlamentarit të Kosovës, seanca shtyhet

Në vazhdimin e tretë të seancës konstituive, deputetët dështuan që të zgjidhinin kreun e organit ligjvënës. Propozimi që Albulena Haxhiu të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, dështoi dy herë që të marrë 61 votat e nevojshme.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën deri të hënën, në orën 15:00.

Ilir Kërçeli, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se nuk do të ndryshojë propozimi i LVV-së që Albulena Haxhiu të marrë postin e kryeparlamentares së legjislaturës së nëntë, edhe pasi ky propozim dështoi dy herë të marrë mbështetjen e nevojshme.

Në një deklaratë të dhënë për RTV Dukagjinin, ai tha se “ne e kemi vendosur emrin”.

“AAK-ja s’është fituese që të përcaktojë kush të bëhet kryeparlamentar”, tha Kërçeli, pasi AAK-ja tha se do të votonte pro dy deputeteve të LVV-së, Shqipe Selimit dhe Saranda Bogujevcit, për postin e kryeparlamentares.

Megjithatë, paraprakisht deputetët miratuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve. Ata po ashtu bën betimin si deputetë të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit./ REL

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI