Flash

Pesë 'këmbë' për një 'Këpucë të Artë': Balaj rrezikon trofeun në 2 ndeshjet e fundit

Lapsi.al 19 April 2025
Pesë 'këmbë' për një 'Këpucë
Një Këpucë e Artë për pesë kandidatë. Kampionati “Abissnet Superiore” ka hyrë në fazën më vendimtare, teksa kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt. Gara është tepër e fortë, si për kreun e renditjes, për zonën “Final Four”, ashtu edhe për mbijetesën. Po aq interesante mbetet edhe dueli për golashënuesin më të mirë të sezonit. Balaj ka gjithë kampionatin që kryeson, por në dy ndeshje tre gola mund të shënohen qetësisht dhe froni i tij kërcënohet jo vetëm nga Lushkja, por edhe tre "kryeqytetas". Lexo më tej: Laçi shansi i fundit, Tiranës i duhet 1 pikë me Teutën: askush nuk ka siguruar asgjë Bekim Balaj, sulmuesi i Vllaznisë, kryeson me 15 gola, ndërsa ndiqet nga afër nga Regi Lushkja i Egnatias, me 14 realizime. Duket se gara për “Këpucën e Artë” do të vijojë deri në fund mes këtyre dy emrave, por pas tyre qëndrojnë gjithashtu Peter Itodo i Dinamo City, Ëalid Jarmouni i Tiranës dhe Baton Zabergja, po i Dinamo City, që kanë realizuar nga 12 gola secili.

Pse Balaj është favorit?

Gjithçka mbetet e hapur për titullin e golashënuesit më të mirë të sezonit, në prag të dy javëve të fundit të kampionatit të rregullt dhe fazës “Final Four”. Balaj ka favorin se luan ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Laçit të vendit të fundit, që ndoshta mund të jetë rrëzuar matematikisht në javën e fundit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI