Flash

SHBA-ja dhe Irani pajtohen për raundin e tretë të bisedimeve bërth*more

Lapsi.al 19 April 2025
SHBA-ja dhe Irani pajtohen për raundin e tretë të bisedimeve

Negociatorët iranianë dhe amerikanë janë pajtuar që të mbajnë rundin e tretë të bisedimeve lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit, një sinjal pozitiv mes mesazheve të përziera që ka dhënë Shtëpia e Bardhë lidhur me një veprim të mundshëm ushtarak dhe kërkesa të reja për Teheranin.

Takimi i 19 prillit u zhvillua një javë pasi dy palët u takuan në Oman, që ishte takimi i parë i nivelit të lartë i zhvilluar pas shumë vitesh mes Uashingtonit dhe Teheranit. I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, udhëhoqën delegacionet e tyre në bisedimet në Romë.

SHBA-ja ende nuk është deklaruar për rezultatin e bisedimeve në Romë. Por, ministri i Jashtëm iranian tha se dy palët u pajtuan që të takohen sërish më 26 prill në Oman.

"Besoj se negociatat teknike në nivel ekspertësh do të nisin në Oman më 23 prill, dhe të shtunën e ardhshme do të takohemi në Oman për të rishikuar rezultatet e punës së ekspertëve dhe do të shohim se sa afër jemi të një marrëveshjeje në parim", tha Araqchi.

Ndërkohë, sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shpreh se shpreson që bisedimet me Iranin të jenë “të frytshme.”

“Të gjithë do të preferonim një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme”, tha ai pas takimeve në Paris.

Gjatë javës së fundit, Trump dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë kanë dërguar mesazhe të ndryshme dhe ndonjëherë kontradiktore rreth qasjes së SHBA-së ndaj bisedimeve. Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar dërgimin e bombarduesve me rreze të gjatë veprimi në rajon, si dhe një aeroplanmbajtëse.

“Nuk kam nguti” për të përdorur opsionin ushtarak, u tha Trump gazetarëve më 17 prill. “Mendoj se Irani dëshiron të bisedojë”.

Më 18 prill, ai u shpreh: “Unë jam për ndalimin e Iranit, shumë thjesht, nga posedimi i një armë bërthamore. Ata nuk mund të kenë një armë bërthamore. Dua që Irani të jetë i mrekullueshëm, i begatë dhe fantastik”.

Në një intervistë më 14 prill për Fox News, Steve Witkoff tha se SHBA-ja ishte e hapur ndaj një programi bërthamor të kufizuar për Iranin.

Por, më pas ai e tërhoqi atë deklaratë përmes një postimo në rrjetet sociale, duke sugjeruar se i gjithë programi duhej shkatërruar.

Roli i Izraelit në debatin mbi ambiciet bërthamore të Iranit është gjithashtu vendimtar. Zyrtarët izraelitë janë zotuar ta pengojnë Teheranin që të ketë armë bërthamore, dhe sipas disa mediave, nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane në muajt në vijim.

Ndërkohë, Trump thuhet se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se Uashingtoni nuk e mbështet një lëvizje të tillë.

Ish-zyrtarë dhe ekspertë kanë thënë prej kohësh se Izraeli do të kishte nevojë për mbështetje të konsiderueshme ushtarake – dhe armë – nga SHBA-ja për të shkatërruar objektet dhe rezervat bërthamore të Iranit, disa prej të cilave ndodhen në ndërtesa nëntokësore./REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI