Flash

17-vjeçari i jep fund jetës në Gjirokastër/ Rasti i dytë në gjimnazin "Siri Shapllo"

Lapsi.al 20 April 2025
17-vjeçari i jep fund jetës në Gjirokastër/ Rasti i

Gjirokastra u trondit këtë të diel nga një ngjarje e rëndë. Një 17-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur.

“Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V.P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” - njoftoi Policia e Gjirokastrës.

Ajo që ka ngritur shumë dyshime është fakti se i mituri ishte nxënës i gjimnazit "Siri Shapllo" të Gjirokastrës, në të njëjtën shkollë ku studionte edhe 17-vjeçarja Irsa Muçollari, që i dha fund jetës dy muaj më parë.

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe motivet që e kanë çuar nxënësin e shkollës “Siri Shapllo” drejt aktit tragjik. Nuk përjashtohet as pista e bullizmit. Mediat raportojnë se 17-vjeçari ishte trajtuar edhe nga psikologia e shkollës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI