Flash

"Ç'a ka tavani?"/ Kush është qeleshpunuesi që u bë i famshëm pas takimit me Berishën

Lapsi.al 20 April 2025
"Ç'a ka tavani?"/ Kush është qeleshpunuesi

Disa ditë më parë, një reagim spontan e ktheu Ndriçim Gunin në personazhin më të komentuar të ditës. Por sot, ashtu si çdo ditë, ai vijon punën e tij, në zemër të Pazarit historik të Krujës, aty ku proceset e qeleshpunuesit janë më domethënëse se çdo status në internet.

“Po punove, jeton dhe jeton mirë. Po situata është e vështirë, konkurrenca është e pandershme, sepse po shiten punime kineze si punë dore”, tha Guni.

Nuk i pëlqen të flasë për momentin që e bëri të njohur në rrjet, sepse për të, puna është jeta. Në dyqanin e tij hyjnë e dalin turistë që ndalen të magjepsur nga mjeshtëria me të cilën formohen qeleshet, një proces që kërkon durim, përkushtim dhe dashuri.

[video width="816" height="448" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/WhatsApp-Video-2025-04-18-at-18.05.04.mp4"][/video]

“Është fantastike të shohësh si bëhen qeleshet me dorë. Më bën përshtypje fakti që kjo trashëgohet tek brezat e rinj”, tha një turist.

Në këtë punishte të vogël punon edhe i biri, Ardiani, që e ka trashëguar zanatin nga gjyshi. Prej brezash, qeleshja është simbol i identitetit dhe trashëgimisë.

“Ndërgjegjësimi i turistëve që duan të marrin një punë dore na ka ndihmuar. Të ishte për konkurrencën, do ta kisha lënë këtë punë. Është një zanat që kërkon kohë, saktësi dhe dashuri. Ta punosh këtu, në dyqan, dhe ta shesësh këtu”, tha Guni.

“Ky profesion në familjen tonë është i trashëguar prej brezash. Ishte dëshira e gjyshit që ma mësoi. Ka mbi 12 procese pune për të bërë një qeleshe. Është e lodhshme”, tha Adrian Guni.

Por pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë, të dy janë të pasigurt për të ardhmen. Tregu është i mbushur me produkte të fabrikuara që shiten si punime artizanale, çmime të ulëta dhe mungesë vlerësimi për punët e dorës.

“Me keqardhje them se do të vdesë shumë shpejt”, tha Guni.

Në Pazarin e Krujës, ku çdo gur dhe çdo dyqan rrëfen histori, Ndriçimi dhe Ardiani vijojnë të punojnë qetësisht, të vetëdijshëm se po mbajnë gjallë një pjesë të identitetit shqiptar.

Dhe për sa kohë që ka një turist që ndalet, pyet dhe blen me zemër, ka ende shpresë që qeleshja të mos mbetet vetëm kujtim. /Marrë nga TCH

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI