Flash

Lapaj: Gruri serb vjen pa taksa, fermerët tanë hedhin prodhimin në kanal!

Lapsi.al 20 April 2025
Lapaj: Gruri serb vjen pa taksa, fermerët tanë hedhin prodhimin

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Altin Lapaj, zhvilloi një takim me qytetarë dhe fermerë në Roskovec, ku ngriti alarmin për gjendjen e bujqësisë dhe varfërinë në vend.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj u ndal te pasojat e marrëveshjes së Ballkanit të Hapur, duke theksuar se ajo po dëmton drejtpërdrejt prodhimin vendas. “Gruri i Serbisë, për shkak të Ballkanit të Hapur të këtyre, vjen këtu pa taksa dhe atje subvencionohet. Ndërkohë, fermerët tanë hedhin në kanal prodhimet e tyre sepse importet hyjnë kontrabandë”, u shpreh ai.

Lapaj e cilësoi të papranueshme që Shqipëria, një vend i pasur me resurse natyrore, të vazhdojë të mbajë vendin e fundit në Europë për rroga dhe pensione. “Është fakt: pas 34 vitesh tranzicion, kemi rrogat dhe pensionet më të ulëta në Europë”, theksoi ai, duke shtuar se vendi po përballet me një krizë të thellë demografike. “Kemi një rënie drastike të popullsisë dhe po shkojmë drejt zhbërjes totale.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI