Flash

Aksident i frikshëm në Pogradec, makina rrëzohet poshtë urës

Lapsi.al 21 April 2025
Aksident i frikshëm në Pogradec, makina rrëzohet poshtë

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor "Pogradec-Korçë". Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:35. Policia bën me dije se një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona, shoferja dhe nëna e saj. Ato ndodhen në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ato janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti mësohet se ka ndodhur për shkak të pakujdesisë. Mjeti pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë në njërën prej urave.

Duhet theksuar se ky segment rrugor, për shkak se është ende në ndërtim, nuk është i qarkullueshëm për automjetet që dalin nga Pogradeci, as për ato që vijnë nga Korça në drejtim të këtij qyteti.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI