Arbitri anësor u godit nga një monedhë në St-Etienne–Lyon
Praktikisht, asistenti ndodhej pranë vijës anësore kur u përkul, duke vënë dorën në kokë. Menjëherë u kuptua shkaku i dhimbjes: dikush nga tribunat e stadiumit të Saint-Etienne kishte hedhur një objekt që dukej si monedhë, pikërisht për të goditur asistentin e arbitrit. Një situatë e turpshme në Ligue 1, me arbitrin që, në marrëveshje me autoritetet pranë fushës, vendosi të pezullonte ndeshjen për të mundësuar edhe dhënien e ndihmës mjekësore për kolegun e tij.🚨🚨 "Après avoir pris un Doliprane et quelques minutes de repos, 𝗟'𝗔𝗥𝗕𝗜𝗧𝗥𝗘 𝗔 𝗗𝗘́𝗖𝗜𝗗𝗘́ 𝗗𝗘 𝗥𝗘𝗣𝗥𝗘𝗡𝗗𝗥𝗘 𝗟𝗔 𝗣𝗔𝗥𝗧𝗜𝗘".
(Délégué) pic.twitter.com/J2Y1ScrO6s — Actu Foot (@ActuFoot_) April 20, 2025