Flash

Berisha akuza ndaj Ramës dhe Ballukut: Pse nuk i heton SPAK?

Lapsi.al 21 April 2025
Berisha akuza ndaj Ramës dhe Ballukut: Pse nuk i heton SPAK?

Kreu i PD Sali Berisha, pasi u la në “detyrim paraqitje” nga GJKKO për aferën “Partizani”, foli para mediave.

Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv kryeministres Belinda Balluku. Ai tha se Rama, por edhe Balluku kanë vjedhur miliona e miliona euro dhe sërish nuk hetohen. Ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë Ramën dhe Ballukun, në afera të ndryshme korruptive, ku sipas tij, janë përfshirë.

'Edi Rama mori paratë e inceneratorëve. Ku kanë shkuar 80 milionë euro. Pse SPAK nuk heton Ramën dhe Ballukun për këto afera? Ku kanë shkuar 120 mln euro të Chek Up, kur analizat nuk bëhen, ku kanë shkuar këto para? 60 mln euro të korrupsionit të Llogarasë, Balluku i ndau me Ramën apo i vodhi? Këto skandale kapin shumën e 630 mln eurove të vjedhura nga Rama e kompani. Mos llogarisim këtu tokën që mori në jug të vendit, nuk janë llogaritur Sarajet e Surrelit e as Parku 3800 metër katrorë. Këto pyetje do marrin përgjigjen më të shkëlqyer më 11 maj, nga qytetarët me votën e tyre të lirë', tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI